Home | Politics | Revoltë qytetare ndaj Gjykatës Kushtetuese

Revoltë qytetare ndaj Gjykatës Kushtetuese

image
Situata politike në Maqedoni vazhdon të ndodhet brenda një krize të re. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese do të vendos në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për falje të manipulimeve zgjedhore nga Presidenti i Republikës. Kjo çështje është mjaft e ndërlikuar, dhe kjo shihet si mjaft me rëndësi për sistemin e drejtësisë në vend nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm.





Situata politike në Maqedoni vazhdon të ndodhet brenda një krize të re. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese do të vendos në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për falje të manipulimeve zgjedhore nga Presidenti i Republikës. Kjo çështje shihet si mjaft me rëndësi për sistemin e drejtësisë në vend nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm. Shoqëria civile dhe opozita ka reaguar me protestë kundër çdo vendimi në favor të amnistimit nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa në anën tjetër pushteti ka reaguar me kundërprotestë. 

Në lidhje me këtë çështje kanë reaguar eksponentë të shoqërisë civile në vend dhe diplomat të vendeve evropiane në Maqedoni. Ndaj protestave dhe çdo vendimi eventual nga Gjykata Kushtetuese për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për falje të manipulimeve zgjedhore ka reaguar edhe publicisti Bujar Plloshtani, ai mendon se kjo protestë e shoqërisë civile ndaj ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për falje të manipulimeve zgjedhore nga Gjykata Kushtetuese është goditje ndaj sistemit të drejtësisë dhe vlerave bazike të demokracisë.

"Shoqëria civile dhe blloku opozitar maqedonas po sfidon pushtetin përmes protestës ndaj çdo vendimi eventual politik të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me faljen e manipulimeve të zgjedhjeve. Protesta e shoqërisë civile karakterizohet për mbrojtjen e Kushtetutës ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila në seancën e sotme do të vendosë për kushtetutshmërinë e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për falje të sjellur në vitin 2009. Kjo betejë e shoqërisë civile dhe bllokut opozitar maqedonas për ta sensibilizuar vetëdijën kolektive se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë do të sjellë një goditje të rëndë për sistemin e drejtësisë. Ndërkaq, e befasishme duket se opozita shqiptare, të cilët kanë vendosur të mos marrim pjesë aktivisht në protestë për ta mbrojtur kushtimisht parimin e kushtetutshmërisë dhe  ligjshmërisë nga Gjykata Kushtetuese, tregon hapur se konsolidimi i opozitës ndodhet ende larg çdo unifikimi të qëndrimeve politike për të reaguar në kohën e duhur ndaj rrethanave të caktuara politike. Opozita shqiptare ka zgjedhur të bëjë një dorë sehir, kur duhet të jetë aktivisht brenda ngjarjeve me rëndësi politike për vendin", shprehet në prononcimin e tij për Agjencinë e lajmeve "Klosi News" Bujar Plloshtani, publicist dhe jurist. 

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00