Plloshtani: Institucionet shtetërore nuk janë të gatshme për zgjedhje kredibile
Kriza politike në njëfarë mënyre përmes ndërmjetësimit të bashkësisë ndërkombëtare solli dhe Marrëveshjen e Përzhinës, që e cila shpeshherë është sabotuar nga katër partitë parlamentare, ku zgjedhjet e parakohshme parlamentare, saherë të përcaktuara ishin të detyruara të anulohen, pasi nuk ishin plotësuar kushtet minimale për zgjedhje kredibile.
Kriza politike zgjati pothuaj dy vjet, nga ku nisi me të ashtuquajturën afera e përgjimeve, ku zyrtar të lartë të pushtetit paraqiten si aktor kryesor, të cilët kanë keqqeverisur me institucionet e shtetit. Kjo krizë politike e solli Maqedoninë në një krizë, të cilën ende sot e kësaj dite institucionet nuk mund të kthehet në gjendjen normale të funksionimit. Institucionet janë nën trysninë e partive politike në pushtet, dhe kështu kapja e shtetit nga politika është bërë çështje e ndjeshme që e largon demokracinë dhe ashtu të brishtë të vendit.
Kriza politike në njëfarë mënyre përmes ndërmjetësimit të bashkësisë ndërkombëtare solli dhe Marrëveshjen e Përzhinës, që e cila shpeshherë është sabotuar nga katër partitë parlamentare, ku zgjedhjet e parakohshme parlamentare, saherë të përcaktuara ishin të detyruara të anulohen, pasi nuk ishin plotësuar kushtet minimale për zgjedhje kredibile. Ndryshe, sot është paraparë takim i katër liderëve të partive politike, të cilët duhet të vlerësojnë për kushtet e arritura për zgjedhje demokratike, dhe ndërkohë të përcaktojnë datën e zgjedhjeve, që përfolet si e mundshme 11 dhjetori.
Në një prononcim të tij për agjencinë e lajmeve "Klosi News", shkrimtari Bujar Plloshtani, rreth kësaj çështjeje mendon se "Institucionet shtetërore nuk janë të gatshme për zgjedhje kredibile, fer dhe demokratike, pasi shteti ende nuk është ndarë nga partitë politike, dhe se kushtet e nevojshme për zgjedhje nuk janë plotësuar, pasi Lista Zgjedhore mbetet ende me votues fiktiv dhe e papastruar. Dyshimi im është se zgjedhjet eventualisht të 11 dhjetorit, nëse liderët e partive politike vendosin për datën, do të kalojnë përmes manipulimeve të fshehta institucionale, dhe se vota e qytetarëve ka të ngjarë të ndikohet nga presionet e ndryshme, dhe kështu vlerësoj se zgjedhjet nuk do të paraqesin plotësimin e nevojshëm të kushteve për zgjedhje kredibile".
Comments (0 posted)
Post your comment