Home | Politics | G20 në Kinë

G20 në Kinë

image
Vetëm pak orë na ndajnë nga mbajtja e samitit të G20, ku liderët e 20 vendeve më të zhvilluara të botës do të diskutojnë rreth mundësive për të rritur bashkëpunimin ekonomik, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme.

 

 

 

  

 

 

 

Vetëm pak orë na ndajnë nga mbajtja e samitit të G20, ku liderët e 20 vendeve më të zhvilluara të botës do të diskutojnë rreth mundësive për të rritur bashkëpunimin ekonomik, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme.

 

Pothuajse të gjithë krerët e shteteve ose qeverive kanë mbërritur në qytetin Hangzhou, i cili është nën masa mjaft të rrepta sigurie.

 

Në këtë samit do të flitet kryesisht për ekonominë botërore pas daljes së Britanisë nga BE-ja, teksa në bazë të raportimeve paraprake, Kina ka ndërmend që të bëjë propozime të shumta për marrëveshje të ndryshme.

 

Gjithashtu, diskutime do të ketë edhe sa i përket marrëveshjes për uljen e nivelit të ndotjeve në atmosferë si dhe implementimin e suksesshëm të marrëveshjes së klimës që u arrit në Paris vitin e shkuar.

 

Për t’u theksuar është fakti se vetëm pak orë përpara fillimit të samitit, Kina e ratifikoi akordin, gjë që shihet si një hap mjaft pozitiv duke qenë se vendi aziatik është emetuesi më i madh i botës për dyoksidin e karbonit.

 

Si një vend pritës, zyrtarët kinezë kanë zhvilluar edhe takimet e para me përfaqësuesit e vendeve të ndryshme. Presidenti Xi Jinping ka pritur në takime bilateral , Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, Kryeministrin italian Renzi, etj.

 

Gjithashtu, një takim tjetër i rëndësishëm ishte ai midis sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, si dhe homologut të tij turk, Mevlut Çavusoglu.

 

Kujtojmë që palët kanë shumë çështje për të folur përfshirë këtu mundësinë e ekstradimit të klerikut Fethullah Gulen, situatën e kurdëve në veriun e Sirisë, etj. Ndërkohë, janë konfirmuar edhe disa takime mjaft të rëndësishme, përfshirë atë Obama-Putin, Erdogan-Putin, etj.

 

Ky është samiti i fundit i G20 për Presidentin në ikje, Barak Obama, i cili do të lërë zyrën në Janar të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, kancelarja Merkel dhe presidenti Hollande dhe Presidenti rus Putin pritet të mbajnë një takim trilateral ku tema kryesore e diskutimit do të jetë Ukraina, aneksimi i Krimesë si dhe sanksionet e vendosura ndaj Moskës.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00