BE: Zbatoni "Vetting"-un
Hapja e negociatave me BE-në konisderohet një hap cilësor, një stacion i rradhës drejt integrimit, dhe në këtë kuptim çel mundësi të reja bashkëpunimi.
Komisioneri Johhanes Hahn, ka raportuar sot në Komisionin e Jashtë të PE-së për progres-raporton e 2016 për vendet që synojnë BE-në. Pasi bëri një përmbledhje të përgjithshme të situatës të vendeve që synojnë BE-në, Hahn foli edhe për Shqipërinë, duke njoftuar se Komisioni i jep një rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociate me Shqipërisë për integrimin e saj në BE.
“Zgjerimi nuk është një shëtitje në park prandaj kërkohet më shumë angazhim. Këto politika janë për interesa strategjike. Shqipëria ka bërë progres të dukshëm për përmbushjen e 5 prioriteteve. Në korrik Shqipëri hartoi reformën në drejtësi, e cila ishte një reformë gjyqësore domethënëse. Administrata publike vazhdon të zbatohet, – tha komisioneri. – Puna për hetimet dhe dënimet në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar e prodhimit të drogës vazhdon. Duhet të punohet më thellë për këto çështje. Komisioni i jep një rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ky është një subjekt progresi i prekshëm në zbatim të reformës në drejtësi dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duhet të shohim nëse reforma në drejtësi do të sjellë rezultatet e kërkuara” – tha Hahn.
Eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn ka theksuar se ajo që kërkohet tani nga palët politike në Shqipëri është demostrimi i vullnetit në implementimin e reformës në drejtësi.
Sipas tij, hapja e negociatave të Shqipërisë me BE, nuk ka pse të presë dy vjet, aq sa mund të kërkojë zbatimi i plotë i reformës, por do të donin të shihnin hapat e parë premtues në këtë drejtim.
“Zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi e mirë. Ne kemi thënë gjithmonë, nuk është vetëm adoptimi i ligjit, por edhe implementimi dhe demonstrimi i vullnetit dhe kjo është ajo që po kërkojmë tani dhe që është shumë e rëndësishme. Nuk po kërkojmë implementimin e plotë të procesit, por do të donim të shihnim hapat e parë premtues në këtë drejtim”, tha Hahn.
Comments (0 posted)
Post your comment