Home | Politics | Angela Merkel: Zbatoni reformat!

Angela Merkel: Zbatoni reformat!

image
“Shqipëria është bërë një partner i rëndësishëm që para kthesës politike 26 vjet më parë, është bërë një aleate e fortë në NATO me të cilën ne ndihemi të lidhur ngushtë edhe në mënyrë bilaterale.

 

 

 

 

 

Kryeministri Edi Rama dhe kancelaria gjermane Angela Merkel mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp. Merkel uroi Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e ditës së Flamurit. Ajo përgëzoi kryeministrin Rama për reformat e ndërmarra. Merkel vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë në NATO.

 

Nga ana e tij, kryeministri Rama theksoi edhe një herë se Shqipëria i ka të qarta detyrat e saj që do ta çojnë vendin drejt anëtarësimit në BE, por nënizoi se ka pengesa nga aktorë të ndryshëm për integrimin në familjen e përbashkët evropiane.

 

Rama falënderoi Merkelin se megjithë angazhimet e jashtëzakonshme, “keni gjetur kohën për t’u takuar për të 3 herë ë harkun e 3 viteve me mua Shqiptarët u janë mirënjohës që Gjermania i ka dhënë krijimit të kushtve të paqes në rajonin e Ballkanit. Kjo situatë e re premtuese në rajon lidhet me fuqinë e madhe tërheqëse që ka Europa për ne. Por në hapësirën tonë rajonale, jetojnë edhe aktorë të tretë që duan të shfrytëzojnë çdo vakkum apo problem për të penguar integrimin e vendit”, – u shpreh ai.

 

“Procesi i anëtarësimit tonë duhet sa më i ndershëm dhe sa më i meritueshëm. Ne nuk kemi hyrë në këtë rrugë se na e kanë imponuar Berlini apo Brukseli, po na e kanë diktuar etërit tanë të mëdhenj që para 1oo vjetësh për të jetuar në një shtet demokratik që garanton liritë e çdo qytetari, – vijoi kryeministri. -Ky anëtarësim është një borxh për fëmijët tanë. Në 3 vjet kemi bërë reforma modernizuese. Kemi kaluar këtë vit reformën në drejtësi, që është kyçe për çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Ne e kemi kryer këtë detyrë Kushtetuese, por vetëm në letër, tani ka ardhur koha për ta zbatuar. Nga ana tjetër, Shqipëria e mbështet kushtin e KE-së për nisjen e zbatimit të ligjit të “Vetting”-ut për gjykatësit dhe prokurorët. Sikundër dhe procesi i 5 prioriteteve është angazhimi ynë deri në anëtarësim në BE”, – u shpreh Rama mes të tjerash.

 

Merkel: Zbatimi i reformës, kusht për çeljen e bisedimeve

 

“Shqipëria është bërë një partner i rëndësishëm që para kthesës politike 26 vjet më parë, është bërë një aleate e fortë në NATO me të cilën ne ndihemi të lidhur ngushtë edhe në mënyrë bilaterale. Ne konstatojmë sot se Shqipëria është shndërruar në mënyrë rrënjësore vitet e e fundit, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në fushën e reformave dhe i ndërmerr më tej ato, – tha Merkel. – KE i ndjek në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në Shqipëri dhe në raportin e fundit e ka vlerësuar këtë zhvillim.Dua ta uroj përzemërisht kryeministrin Rama për këtë zhvillim. Gjermania është përpjekur ta mbështesë Shqipërinë në zhvillimin e tanishëm duke dërguar përfaqësues në misionin Euralius, gjë që ka kontribuar që reforma në drejtësi të mund të vihet në funksionim dhe të kthehet në të drejtë”.

 

Merkeli e vuri theksin te zbatimi i reformës në drejtësi si kusht për çeljen e bisedimeve: “Është e rëndësishme që kjo rrugë e nisur të vazhdojë. KE ka përmendur 5 prioritete dhe këtu bën pjesë zbatimi i qëndrueshëm i kësaj reforme dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto janë hapa të përhershme që duhen kryer. Duke pasur parasysh dhe zgjedhjet që ka, Shqipëria do të vihet në kontakt dhe me OSBE. Unë besoj që këtu janë arritur gjëra të rëndësishme dhe ai që i shikon zhvillimet në Shqipëri e di se kërkohet shumë forcë dhe shumë guxim për ta ndjekur këtë rrugë. Ne do të flasim dhe më hollësisht sesi mund të ndihmojë Gjermania dhe më tej”.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00