Home | Politics | Kur “pёrkthejmё” sloganin “Zgjedhje tё lira e tё ndershme”!

Kur “pёrkthejmё” sloganin “Zgjedhje tё lira e tё ndershme”!

image
A nuk ёshtё pak si paradoksale qё sot, nё “kohёn moderne” t’u bёjmё thirrje atyre qё “koha i ka lёnё prapa” tё na çojnë nё zgjedhje tё lira e tё ndershme”? 

 

 

Nga Pandeli Bardhi

 

    

Gjithçka qё thuhet nga politikanёt tanё, tё çdo ngjyre qofshin, ose nuk duhet marrё seriozisht, ose tё merret me “seriozitet” e kundёrta e asaj qё thonё! Po mbushen afro tre dekada qё thonё “Zgjedhje tё lira e tё ndershme”! Gjithmonё fushatat parazgjedhore shёnojnё edhe fillimin e sherreve nga politikanёt qё nuk i “ngopen” kёtij vendi pa e parё tё shkatёrruar e pa i mbetur “as nam e as nishan”! Por, ndryshe nga vitet e tjera, kёtё vit kanё filluar sherret edhe mё herёt, por edhe mё me intensitet, tё shoqёruara kёto edhe me kёrcёnime tё hapura! “Po guxuat tё prekni votёn, do t’ju duket “lule” ‘97-a. Do tё ketё njё revolucion qytetar dhe nuk do tё gjeni vrimё ku tё futeni, kёrcёnojnё “monarkot revolucionarё”, duke qenё nё unison tё plotё me “Kapon” e tyre qё i bёn thirrje qytetarёve “Tё rrёmbejnё armёt e tё mbrojnё pronat e pasurinё e tyre”! “Kapos” i ka mbetur peng, ajo qё “ish kryetari i opozitёs mё 21 Janar” nuk bёri edhe njё hap pёrpara qё tё mos e shihte sot pёrballё”! Ky dhe shpura e tij, sot flasin pёr “zgjedhje tё lira e tё ndershme”! “Vendi do tё futet nё rrugёn e destabilizimit dhe tё pёrplasjes nё sheshe”, kёrcёnon nga ana e tij njё “monstёr” profesor”! Si duket, intensiteti i çjerrjeve dhe kёrcёnimeve, vjen edhe nga ajo qё tё bёjnё pak “nxemje” pёr tё pёrballuar temperaturat e ulёta tё kёtyre ditёve tё fillim Vitit tё Ri. Themi sherret e fushatёs parazgjedhore, mbasi ka edhe periudha tё tjera pёr sherre. Ka sherre gjatё zgjedhjeve, ka pёr reformat qё duhen bёrё, ka pas fushatёs zgjedhore etj., etj., tё cilat vazhdojnё deri nё zgjedhjet e ardhshme lokale e kёshtu me rradhё, gjithё jeta nё sherr! Po nejse.

 

Tё vijmё tek fillimi. A mund tё besohen politikanёt, kur flasin pёr “Zgjedhje tё lira e tё ndershme”? A mund tё ketё ndershmёri nё kёtё vёnd qё pёr çdo gjё mund tё flitet por vetёm pёr ndershmёri nuk bёhet fjalё? Tё kuptohemi drejt, liria kёtu kuptohet dhunё, ndërsa ndershmёria, hajdutёri. E pёrkthyer nё shqip, “Zgjedhje tё lira e tё ndershme” kuptohet “Pёrgatitni falangat e krimit, bёni planet se si tё vidhni e tё blini votёn! A ka patur ndonjёherё liri e ndershmёri nё zgjedhjet e zhvilluara? Asnjёherё! Ata qё flasin mё shumё pёr “liri e ndershmёri” nё zgjedhje, janё pikёrisht ata qё janё iniciatorёt e vjedhjeve, tё dhunёs tё mashtrimeve. Janё ata qё sot janё nё opozitё, tё cilёt tё “plagosur” e dhe nga dy “plagёt” qё kanё marrё nё Dibёr e Kolonjё, u janё errur sytё dhe çirren me tё madhe pёr “zgjedhje tё lira e tё ndershme”! Si pёr tё qenё mё “tё kohёs” shpikin dhe sajojnё mёnyra nga mё tё ndryshmet. E tillё ёshtё p.sh. “Tё mos hyjmё nё zgjedhje me Edi Ramёn Kryeministёr”, “Tё bojkotojmё zgjedhjet, nёqoftёse nuk futet sistemi elektronik”. Si duket, mendohen qё t’i dali “tё keqes pёrpara, tani sa nuk ёshtё vonё”! Nuk ja ka fajin kush, përveçse kanё nxjerrё “sytё me thonjtё e tyre”! Do tё kalojnё ditё e muaj e tё tjera “qyfyre” do tё dёgjojmё nga kёta tё “paudhё” qё dinё tё bёjnё vetёm sherr me njё fjalor tё tipit “Paloka” tё huazuar nga tё papunёt e rrugicave tё periferisё sё Kryeqytetit! A nuk janё kёta opozitarё, ish pushtetarё nё vitin 1996 qё pёrgjakёn zgjedhjet? A nuk janё kёta opozitarё tё sotёm pushtetarё dikur kur duartrokisnin “Presidentin qё e çoi vendin nё “kasaphanё” dhe mbi tё vrarёt, zgjёrdheshej qё kishte çuar vendin nё vёllavrasje, qё nxiste konfliktet veri jug, qё mendonte se si tё shtypte me tanke popullin e revoltuar qё humbi shtёpi e katandi nё firmat piramidale me paratё e “pastra”? Kёta tё jenё vallё ata qё e kanё seriozisht ndershmёrinё? Edhe politikanёt e mazhorancёs, edhe opozitarёt, edhe media nga ana e saj, tё gjithё janё pozicionuar pёr tё bёrё “Zgjedhje tё lira e tё ndershme”! Qeveria, jep ndonjё “thёrrime” parazgjedhore, opozitarёt vetёm mohojnё e “nxijnё” gjithçka edhe politikanёve u “digjet barku” pёr zgjedhёsit dhe frymёn e mbajnё tek ata! Edhe kur qeveria shpёrndan ndihma pёr banorёt e izoluar nga dёbora, opozitarёt thonё “vlera e karburantit tё harxhuar nga helikopteri, ёshtё mё e madhe nga ajo e pakove ushqimore”! Edhe kur Bashkia strehon tё pastrehёt, opozitarёt çirren: “Ka mbledhur vetёm ata tё qendrёs dhe jo ata tё pastrehё tё periferisё”!

 

Hej Zot, na ruaj me kёta sherrxhinj qё “s’dinё ç’kёrkojnё” përveç sherrit! Por, a mund tё ketë zgjedhje tё lira, kur varfёria ka arritur kulmin? Tё vjen pёr tё qeshur kur nё disa emisione tё mediave vizive, na dalin disa gazetarё me disa pako ushqimesh nё dorё pёr familjet nё nevojё dhe kёtё e quajnё si njё “triumf” tё madh qё “zgjidhin” hallet e popullit! Ёshtё e vёrtetё qё shumё nga rastet korruptive dhe babёzitё e politikanёve denoncohen nga media, nё njё kohё kur organet e kontrollit tё shtetit flenё gjumё, por a e dinё kёto media qё mё shumё se 30% e qytetarёve, nё mos mё shumё janё nё atё gjendje katastrofike? Duke qenё nё kёtё gjendje qindra e mijёra familje nё nevojё, edhe “pёrfitimi” nё rast fushate parazgjedhore, ёshtё i dyanshёm, edhe pёr politikanёt, edhe pёr fukarenjtё. Politikanёt dhe krerёt e partive, me anёn e sekserёve tё tyre biznesmenë, bёjnё gati disa thasё me miell, oriz e sheqer pёr tё fituar disa vota, edhe fukarenjtё nga ana e tyre, zёnё rradhёn pёr tё marrё ç’tё marrin mbasi “qar”e kanё! Po kёsaj si t’ja vemё emrin? T’ja vemё ndershmёri apo çfarё? U dhimbsen politikanёve, qytetarёt nё kёtё rast, apo u dhimbsen “votuesit”? Nёqoftёse u dhimbsen qytetarёt, pse nuk e bёjnё kёtё vazhdimisht apo tё rritin ndihmёn ekonomike me tё cilёn mё shumё pёrfitojnё spekulantёt nga ata qё janё nevojtarё?

 

Mos duhet t’u themi tё ndershёm politikanёve tanë, sidomos atyre opozitarё pёr reformёn nё drejtёsi? Pёr tё qenё mё tё sinqertё, kjo reformё jo se ka pak defekte, por qё tё mundohesh ta sabotosh atё, kёtё e bёjnё vetёm opozitarёt tanё! Kёtё e bёjnё pёr tё nxjerrё nё pah ndershmёrinё e tyre, apo pёr tё fshehur dallaveret e tyre? Kohёt e fundit ata kanё njё ankth tё madh. Ankthi ёshtё nёse do tё largohet ambasadori Lu apo jo, siç ka thёnё z. Trump qё do tё largohen ata ambasadorё tё emёruar nga politika. Kjo ёshtё punё e tyre, por mos vallё ky ёshtё problemi kryesor? Mos vallё z. Lu na e ka imponuar reformёn nё drejtёsi apo ajo ёshtё mёse e domosdoshme jo pёr tё zhdukur korrupsionin por pёr t’i vёnё njё “grimё” fre kёtij korrupsioni qё ka depёrtuar thellё qysh nga roja i institucionit e deri tek zyrtari mё i lartё i kёtij vendi! Z. Lu ёshtё e keqja, apo domosdoshmёria e reformёs? Me cilin ambasador amerikan, kanё shkuar ndonjёherё kёta opozitarё tё sotёm? Gjithçka tjetër ёshtё “shoë dhe asgjё mё shumё! Askund, asnjё fjalё nuk thuhet, asnjё veprim nuk bёhet me ndershmёri. Gjithçka ёshtё vetёm mashtrim, asgjёkundi nuk duket njё fije shpresё. Ёshtё e vёshtirё tё besojnё qytetarёt tek “ndershmëria” e politikanёve tё sotëm, por edhe sikur tё kenё njё Kryeministёr mё tё “shkurtёr” nga Edi Rama, edhe sikur tё kenё njё Kryetar Kuvendi mё tё “gjatё” nga Ilir Meta, edhe sikur tё kenё njё President tё “papolitizuar” si Nishani, edhe sikur tё kenё njё tё mençur kryetar opozite, nё vend tё njё “kёllёfi” qё kanё sot!

 

Ka humbur besimi, ёshtё vrarё shpresa, nё kёtё vend ku tё gjithё janё “tё ditur”, tё gjithё janё “tё ndershёm” tё gjithё janё “patriotё”! Pёr gjithçka mund tё flitet, vetёm pёr ndershmёri, patriotizёm e dashuri nuk mund tё flitet. Edhe dashuria e harmonia qё dikur ishin “bio” sot janё bёrё false si buka qё hamё, si mishi i pulave i pompuar me hormone, si barnat e skaduara, si uji i pellgjeve qё shitet si ujё i “tryezёs mbretërore”. Mbi kёtё realitet, mbi kёtё politikё mashtrimesh, politikanёt, bёjnё thirrje pёr “Zgjedhje tё lira e tё ndershme”! Nga kush kёrkohet kjo ndershmёri? Kёrkohet nga politikanёt e inkriminuar, nga zyrtarёt hajdutё, nga opozitarё e shtetarё qё vjedhin me tё dy duart, nga tё gjithё ata qё mendja u punon se si e si tё perfeksionojnё format e tё vjedhurit e tё mashtrimit! Me siguri duhet ta kenё fjalёn pёr ndershmёrinё e atyre qindra e mijëra prindёrve dhe fёmijёve qё nuk kanё bukё pёr tё ngrёnё, qё shkojnё nё shkollё e nuk kanё ngrohje, tё atyre qё jetojnё me tre mijё lek nё muaj! Kёtyre u bёhet thirrje qё tё bёjnё zgjedhje tё lira e tё ndershme Tё gjithё kёta politikanё kanё punuar me kohё qё nё kёtё vёnd, tё mos ketё as drejtёsi e as ndershmёri. Aq e vёrtetё ёshtё kjo sa e vёrtetё ёshtё qё politika dhe drejtёsia janё tё lidhura si “mishi me thoin” nё dёm tё interesave kombёtare. Ka filluar qysh herёt ky “proces” i pandashёm, qysh kur politikёn e morёn nё dorё politikanёt e diktaturёs tё konvertuar nё biznesmenё e aksionerё dhe drejtёsinё e morёn nё dorё “plepistat” gjashtё mujorё qё po vazhdojnё tё shkatёrrojnё e tё shkatёrrojnё kёtё drejtёsi e kёtё pronё, qё nuk po duket gjёkundi as nё kёtё sistem tё ashtuquajtur demokratik. Tё ndershmit, me “fjalorin” e demokracisё quhen budallenjtё, tё cilёt sot kanё mbetur nё “minorancё” e luftojnё pёr mbijetesё, janё ata qё nuk kanё asgjё nё dorё pёrveç “forcёs sё krahut” dhe mendjes sё kthjellёt, qё askush nuk ja ka nevojёn. Tё ndershmit nuk dijnё tё vjedhin, tё gёnjejnё, tё mashtrojnё tё korruptohen dhe si tё tillё, ata janё tё “perёnduar”, ata i pёrkasin tё kaluarёs! A nuk ёshtё pak si paradoksale qё sot, nё “kohёn moderne” t’u bёjmё thirrje atyre qё “koha i ka lёnё prapa” tё na çojnë nё zgjedhje tё lira e tё ndershme”? Kёtё e dijnё vetёm politikanёt tanё, qё shtohen e shumohen pёrditё duke dalё nga “grumbujt e mbeturinave” tё korruptuara e pёr tё na u hequr tё ndershёm! A nuk ёshtё tipik shembulli i partisё “Libra” qё u ngjall “shpresё” qytetarёve? Sa tё tjera “Libra” e sa “Fletore zhgarravina” do tё na dёgjojnё veshёt e do tё na bёjnё zemrёn “mal”me “optimizmin” dhe “shpresat” qё do tё na “ngjallin” pёr tё ardhmen, me anёn e zgjedhjeve tё lira e tё ndershme.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00