Home | Politics | " In Trump (në vend të - God) - We Trust"

" In Trump (në vend të - God) - We Trust"

image
Pritshmëria dhe shpresat e mëdha të popullit amerikan që i dha votën Trump-it, premtimet për punësim, dhe për... `bërjen e Amerikës përsëri të madhe` (Make America Great again), forcimi i Dollarit amerikan...

 

 

      

Nga Pirro Prifti

 

 

 

Donald Trump merr sot zyrtarisht postin e Presidentit të 45 të SHBA-ve. Një rast i veçantë i zgjedhjes së një Presidenti me kaq shumë kundërshti brenda dhe jashtë vendit.

 

Njëra nga mediat ruse e lumturuar për zgjedhjen e Trumpit e reflektoi këtë risi në vazhdën e Presidentëve të SHBA-ve, duke e vendosur në dollarin amerikan - Portretin e Trumpit dhe në vend të sloganit madhështor të vendosur në monedhën e Dollarit Amerikan `In God We trust`, shkruajti `In Trump We trust`.

 

 Shaka apo seriozitet kjo në një farë mënyre tregon se diçka do të ndryshojë në politikën e brendshme dhe të jashtme amerikane pas shumë vitesh dominimi amerikan në botë.

 

Sipas zv/ Presidentit të SHBA, Biden, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit në ikje Obama, tha në takimin në Davos Zvicër se: …rreziku më i madh nga administrata e ardhshme (e Trump) vjen nga dëmi që po i bëhet globalizmit dhe shoqërisë liberale - nga populizmi...

 

Në pritjen e ditës së sotme të inagurimit të Trump, në të cilën do të marrin pjesë shumë pjesëmarrës nga vetë SHBA si kongresmenë, senatorë, nga Partia Republikane, si dhe të jashtëm nga e gjithë bota përfshi dhe të ftuar nga Shqipëria, del në pah përplasja e madhe politike edhe pas zgjedhjeve në SHBA: ajo e mospjesëmarrjes së shumë anëtarëve kongresmenë, senatorë dhe figura publike të vetë SHBA në këtë inagurim.

 

Mesa duket, me zgjedhjen e Trump-it për President bota është bërë më pak e parashikueshme për politikanët e SHBA por dhe të botës.

 

Kundërshtitë brenda politikanëve në SHBA dhe pakënaqësia në botën perëndimore për shkak të zgjedhjes së një Miliarderi si Trump në vend të Hillary Clinton, mesa duket kanë ardhur jo vetëm se Presidenti i zgjedhur Trump vjen nga bota e biznesit dhe jo nga ajo e politikës, por ka rrënjë më të thella përsa i përket frikës së ndryshimeve të thella në politikat ekonomiko-financiare brenda SHBA, si dhe ndryshimeve të parimeve politike në marrëdhëniet me botën e jashtme dhe veçanërisht me Kinën dhe Rusinë si dhe me problemet që mund të ketë SHBA me NATO-n.

 

Të tre idetë e Trump-it për politikën e jashtme si: Marrëdhënie të mira me Rusinë, Luftë tregtare kundër Kinës dhe idea e tij për ta quajtur organizatën NATO si një organizatë të pavlefshme dhe jashtë kohës, kanë ngjallur shqetësime në Europën Perëndimore dhe ato ish-komuniste.

 

Në politikën e brendshme figura të rëndësishme të Partisë Demokratike nuk do ta përshëndesin Trump në ditën e inagurimit duke treguar dhe një herë se si humbësit më të mëdhenj në SHBA, kanë treguar se do të jenë aktive kundër Trump në të gjitha aspektet.

 

Ashtu sikundër e ka pohuar një analist politik se... `në SHBA për çdo gjë që shkon keq fajësohet Rusia`, politikanët dhe përkrahësit e Clintonëve dhe të Sorosit, fajësojnë Rusinë për humbjen duke e akuzuar Trump-in se bashkëpunon me Putin-in duke përfituar nga Hackerimet e e-maileve të ekipit të demokratëve, por duke harruar se vetë Partia Demokratike ka patur një përplasje të fortë brenda saj midis Sanders-it dhe Hillary-t, dhe vetëm në fund Sanders pranoi të bashkëpunojë me Hillaryn, pra ka shumë mundësi që hakerimet e kanë fillesën nga brenda demokratëve.

 

Pavarësisht kësaj, problem i vërtetë është se politika amerikane është trembur jo nga Putin por nga politikat e brendshme të Trump, politika që ata i quajnë `populiste`, dhe që në fakt janë politika anti-establishment pra, janë politika në opozitë me principet konvencionale sociale, politike dhe ekonomike (të qeverisjes).

 

Për shkak të kësaj mund të shpjegohen veprimet e ditëve të fundit të Presidentit në ikje Obama, si largimi i 35 diplomatëve rusë, akuza e Obamës në fjalimin e lamtumirës ndaj Putin-it duke u shprehur se ...është ai (Putin), që ka prishur marrëdhëniet ruso-amerikane... Për shkak të kësaj taktike anti-establishment të Trump-it, Obama megjithëse në ikje, ka vendosur të ashpërsojë sanksionet ndaj rusëve, zbatuar si pa dashje- fajësimin e dikujt tjetër për dështimet e tij në politikën e jashtme amerikanë, politikë e cila ka nxitur padashje ekstremizmin islamik për të luftuar rregjimet totalitare arabe, dhe për të larguar rusët nga lindja e mesme nëpërmjet kësaj metode, të ngjashme me atë që u përdor në Afganistan për të larguar rusët e BRSS, duke nxitur dhe përkrahur fraksionet ekstremiste të asaj kohe të Bin Ladenit.

 

Ndryshimet e pritshme në politikën e brendshme tip anti-establishment dhe politikat e brendshme populiste të Trump-it, politikat që i dhanë fitoren në zgjedhje, si dhe ndryshimet në politikën e jashtme ndaj dy fuqive të mëdha si Kina dhe Rusia, idea e tij për të mos eksportuar më kapitalin jashtë vendit, pra një politikë Anti-globaliste, rishikimi i ligjit Obamacare, forcimi i dollarit, vendosja e murit me Meksikën për shkak të emigracionit, i cili sipas Trump i ka sjellë SHBA-ve vetëm...`kriminalitet, drogë dhe prostitucion...`, kanë shqetësuar disa nga drejtuesit e financave amerikane dhe ato botërorë sepse ata mendojnë se do të prishen shumë marrëveshje fitimprurëse dhe do të dëmtohen disa ekonomi.

 

Sipas të dhënave financiare vetëm në fushatën pro Hillary Clinton, miliarderi Soros ka humbur 1 miliard dollarë. Kjo tregon se lufta në fakt është midis dy klaneve të fuqishme miliardere: njëri klan ai i Sorosit ka përdorur politikanë karriere për të drejtuar SHBA në bashkëpunim me organizata multimiliardere duke përkrahur globalizmin dhe liberalizmin, dhe grupi tjetër i miliarderëve të cilët kërkojnë ta drejtojnë vetë SHBA-në pa nevojën e servilëve të politikës brenda dhe jashtë vendit. Këtë e tregon dhe ekipi i sotëm i Trump, pasuria e të cilëve është sa GDP e 100 shteteve, pra që është një politikë anti-globaliste, ndoshta pak raciste, që nuk do të shpenzojë më para për të mbajtur organizata dhe organizma ndërkombëtare jo fitimprurëse, dhe politika të bashkëpunimit me shtetet e mëdha bazuar në fitimin dhe jo në paranojën e demokratëve ndaj Rusisë.

 

Përse i përket gjeo-politikës së SHBA ndaj Shqipërisë, ajo do të mbetet e pandryshueshme, së bashku me atë të BE, duke patur parasysh edhe takimin që po mbahet në Davos të Zvicrës, takim i cili po përpiqet të gjejë një kompromis të ri midis Politikës së ardhshme të Trump me Brexit dhe me BE.

 

Pritshmëria dhe shpresat e mëdha të popullit amerikan që i dha votën Trump-it, premtimet për punësim, dhe për... `bërjen e Amerikës përsëri të madhe` (Make America Great again), forcimi i Dollarit amerikan, bën që disa ta shohin Trump-in si një Zot dhe ndoshta me shaka apo seriozisht tek Fraza e famshme në monedhën e Dollarit amerikan: `In God we trust` të shënojnë: `In Trump we trust`...

 

Shpresojmë që ceremonia e datës 20 janar të shkojë mirë duke shpresuar që e ardhmja me Trump-in të jetë më e mirë se e djeshmja e Obamës.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00