Kryeministri Rutte: Silluni mirë ose largohuni!
Në javën e dytë të Marsit holandezët do të shkojnë në zgjedhje dhe sondazhet tregojnë rritje të radikalëve të djathtë të udhëhequr nga Geert Wilders.
Në javën e dytë të Marsit holandezët do të shkojnë në zgjedhje dhe sondazhet tregojnë rritje të radikalëve të djathtë të udhëhequr nga Geert Wilders.
Partia e tij e Lirisë rivalizon me liberalët e VVD-së së kryeministrit Mark Rutte, i cili për të forcuar disi pozitat në prag të zgjedhjeve, u deklarua i ashpër ndaj grupeve të emigrantëve që nuk integrohen me rregullat dhe kulturën holandeze. “Silluni normalisht, respektoni vlerat tona. Nëse nuk ju pëlqejnë është e thjeshtë, mund të largoheni”, deklaroi Rutte. Menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar Wilder.
“Njeriu i kufijve të hapur, i tsunamit të azilantëve, i emigracionit masiv, islamizimit gënjen dhe mashtron sërish”, komentoi ai në Twitter. Sondazhet deri më tani nuk përcaktojnë një fitues të qartë. Rezultatet e tyre vërtiten me diferenca të vogla mes partisë së Ruttes dhe Wilders dhe në këtë situatë, skenari më i mundshëm është që asnjëra prej këtyre dy partive të mos e krijojë dot e vetme mazhorancën.
Comments (0 posted)
Post your comment