Nёpёrkёmbja e "dinjitetit" tё mjeranёve!
Sot, jetojmë kohёn “moderne” tё hajdutit, tё mashtruesit, tё kriminelit, tё dallaveraxhinjve! Kjo ёshtё aq e vёrtetё sa ёshtё edhe ajo qё pёr “nёpёrkёmbje dinjiteti” mё shumё bёrtasin ata qё “dinjitetin” e tyre ...
Nga Pandeli Bardhi
“Nuk do tё lejojmё tё nёpёrkёmbet dinjiteti ynё” thuhej para pak ditёsh nё deklaratёn e unionit tё gjyqtarëve... Sigurisht, çdo njeri ka dinjitetin e tij dhe nuk do tё lejonte tё nёpёrkёmbej dinjiteti i tij, qoftё si person, i njё shoqate apo i njё sektori tё caktuar.. Po tё kemi parasysh ata qё punojnё nё sistemin e drejtёsisё, pёr vetё natyrёn e kёtij sektori jetik, e kёtij pushteti shumё tё rёndёsishёm, cёnimi i dinjitetit tё tyre do tё ishte njё akt i paprecedent! Po kush po i nёpёrkёmb dinjitetin e shoqatёs sё gjyqtarёve dhe prokurorёve? Janё vetё kёta qё e kanё nёpёrkёmbur gjatё njё çerek shekulli dinjitetin e tyre, dhe janё po kёta, qё ankohen pёr tё tjerёt. Kjo, ёshtё mёse e qartё pёr çdo qytetar. Le tё vijmё tani, tek konkretja tek “protesta” qё bёn unioni i gjyqtarёve pёr moslejimin e cёnimit tё dinjitetit tё tyre. Vetvetiu lind pyetja; Si dhe nё ç’mёnyrё u nёpёrkёmb dinjiteti i tyre? Pas kёsaj pyetje, vjen edhe pёrgjigja: U nёpёrkёmb dinjiteti i tyre sepse akuzohen pёr shkeljen e ligjeve dhe pёr kёtё, iu bllokuan edhe vizat nga ana e Ambasadës Amerikane! Pa mbajeni pak “kalin” kёtu more zotёrinj tё nderuar tё sistemit tё drejtёsisё dhe t’i marrim gjёrat me radhё; Po ju drejtohem me shprehjen “zotёrinj tё nderuar” megjithëse shumё nga ju, nuk kanё as nder as dinjitet! Pёrpara se tё them edhe unё njё dy llafe, duhet tё theksoj qysh nё fillim qё nuk janё tё gjithё gjyqtarёt e prokurorёt e sistemit tё drejtёsisё tё korruptuar, nuk janё tё gjithё qё punojnё pёr tё shkatёrruar sistemin e drejtёsisё me veprimet apo mos veprimet e tyre. Ka shumё njerëz tё ndershёm midis jush, por tё ndershmit, nuk flasin. Ka shumё njerёz tё pёrkushtuar pёr tё dhёnё drejtёsi sipas ligjit dhe Kushtetutёs, por ata nuk flasin sepse, “mbyten” nga tё tjerёt qё thonё “Bёni edhe ju siç bёjnё shumica dhe mos qёndroni akoma nё kohёn e Baba Qemos”!
Sot, jetojmë kohёn “moderne” tё hajdutit, tё mashtruesit, tё kriminelit, tё dallaveraxhinjve! Kjo ёshtё aq e vёrtetё sa ёshtё edhe ajo qё pёr “nёpёrkёmbje dinjiteti” mё shumё bёrtasin ata qё “dinjitetin” e tyre e shohin tek paraja, tek “mali” i pasurisё qё kanё vёnё, tek korrupsioni duke nёpёrkёmbur dinjitetin e mijёra e mijёra qytetarёve tё tjerё. Njёzet e pesё e kusur viteve, kemi ndërruar njё shtet “gjoja tё sё drejtёs! I them “gjoja” sepse kemi institucione “gjoja” tё pavarura, e njё sistem drejtёsie, “gjoja” drejtёsi! Sistemi i drejtёsisё ёshtё kryesori qё ka shtrembёruar krejt sistemin qё kemi ndёrtuar dhe qё askush nuk ka besim tek ky sistem, tё gjithё janё tё zhgёnjyer nga ky sistem, gjoja demokratik. Ёshtё pikёrisht ky i ashtuquajtur sistem i drejtёsisё qё ka rrёnjosur mentalitetin qё hajduti, thёrret mё shumё “kapeni hajdutin”, qё krimineli bёrtet mё shumё pёr “dekriminalizimin e organeve ligjvёnёse, ligj zbatuese e tё krejt shoqёrisё, qё tё korruptuarit deri nё palcё, bёrtasin mё shumё pёr “tolerancё zero ndaj korrupsionit”, qё tё droguarit, bёrtasin mё shumё pёr “hashashizimin” e krejt vendit! Ky mentalitet vepron nё shoqёrinё shqiptare dhe pёr kёtё, mё shumё se kushdo tjetёr, pёrgjegjësinё mё tё madhe e ka sistemi i drejtёsisё, tё cilёt, ndonëse jo tё gjithё, nё vend qё tё ndёshkojnё fajtorin, ndёshkojnё viktimёn. Pёr qindra e mijёra vendime tё padrejta Unioni i Gjyqtarёve dhe Prokurorёve, nuk ka ngritur zёrin pёr “nёpёrkёmbjen” dinjitetit tё tyre, pёr shumё prokurorё e gjyqtarё qё janё kapur me “presh nё dorё” duke vjedhur e zhvatur qytetarёt pёr mijra e miliona pёr tё dhёnё “drejtёsi” nuk ёshtё ngritur shoqata e kёtyre gjyqtarёve e prokurorёve pёr “nёpёrkёmbjen” e dinjitetit tё tyre nga kёta njerёz tё korruptuar e ryshfetçinj! Po t’i shtojmё kёtyre edhe qindra e mijёra qytetarё qё i sorollatin rrugёve me dekada tё tёra nё pritje pёr tё gjetur “drejtёsi”, dinjiteti i tyre “lartёsohet” edhe mё shumё! Po t’i shtojmё atё batёrdi tё madhe qё kanё bёrё me pronat e pasuritё e qytetarёve qё shumё shumё rrallё ndodh qё pronёn ta marri ai qё i takon, dinjiteti i tyre arrin “lartёsitё” mё tё mёdha! Mё shumё se kaq akoma ёshtё pёrçarja qё ata kanё furur nё shoqёri e deri nё familje midis prindёrve e fёmijёve, midis motrёs e vёllait, midis vёllezёrve e motrave, pikёrisht pёr pasuritё e luajtshme apo tё paluajtshme, dinjiteti i tyre “shkёlqen” si drita e diellit!
Tani, mbas mё shumё se njё çerek shekulli, Shoqata e Gjyqtarёve dhe Prokurorёve e gjeti se kush ja “nёpёrkёmbi dinjitetin e tyre”! Ai, ishte Amasadori Lu! I mbajtёn veshёt “bigё” se diçka do tё ndodhte me ardhjen e Trump pёr tё hequr tё “keqen” Lu. Megjithëse e bёnё Trump edhe “Antar Nderi” tё shoqatёs, megjithëse edhe kundёrshtarёt e Reformёs nё Drejtёsi e bёnё “mik” Trump-in, megjithëse edhe Mziu e bёri atё “Qytetar Nderi” , nuk u realizua kjo dёshirё, atёherё e morёn vetё situatёn nё dorё duke i dalё “tё keqes” ballё pёrballё duke e akuzuar se “po na nёpёrkёmbet dinjtetit” nga e “keqja” Lu! A duhen shumё mend pёr tё nxjerrё konkluzionin se cila ёshtё ajo ç’ka i shtyn krerёt e sistemi tё drejtёsisё pёr tё qёnё nё krye tё “listёs” pёr tё mos bёrё Reformёn nё Drejtёsi? Si mund tё lejojnё ata qё tё “nёpёrkёmben” pasuritё qё kanё vёnё me vjedhje e mashtrim, sipas mёsimeve qё kanё marё qysh pёrpara shumё viteve nё kursin gjashtё mujor tё Plepave? Si ёshtё e mundur t’u ndalohet hyrja nё Amerikё kёtyre “esnafёve” tё vjedhjes qё shkojnё e vijnё nё Amerikё, pёr kurime e pushime, ku shkollojnё e punёsojnё fёmijёt e tyre, sepse nuk kanё as vetё besim tek ky sistem qё vetё e kanё gatuar, tek kjo shёndetësi qё mos e pastё askush “fatin” tё shkojё!
Kjo, ishte arsyeja qё e nxiti edhe njeriun “birinxhi”, njeriun qё deri mё sot nuk ka “trazuar” askёnd, kreun e organit tё akuzёs, Llallёn qё tё revoltohet! Llalla nuk u revoltua gjatё mё shumё se tre viteve nё krye tё kёtij organi pёr korrupsionin galopant tё “peshqve tё mёdhenj”, pёr kriminelët e organizuar nё “shtet mё vete”, pёr trafikantёt e “organizuar” nё shumё “shoqata”, tё trafikut tё drogёs, tё qёnieve njerёzore, etj., etj., por u revoltua vetёm pёr bllokimin e vizёs sё tij dhe tё bashkёshortes sё tij. Llalla, mё shumё se pёr çdo gjё tjetёr, u revoltua pёr atё qё edhe vetё ёshtё i bindur qё ka shkelur ligjin, pёr t’i dhёnё shtetёsinё amerikane djalit tё tij tё sapolindur duke shfrytëzuar pasaportёn diplomatike. Kur gazetari e pyet: “A nuk ёshtё kjo shkelje ligji”? Llalla, i pёrgjigjet: “Janё me dhjetra tё tjerё, qё kanё vepruar kёshtu dhe nuk janё ndёshkuar”! Sikur ata dhjetra apo qindra zyrtarё tё tjerё tё ishin “mbytur”, me siguri edhe Llalla, do tё bёnte tё njёjtёn gjё! Mё tej akoma Llalla thotё: “Hetimi bёhet mbi bazёn e fakteve dhe jo tё dyshimeve”! Dakord, kёshtu ёshtё, por pёr Llallёn, kjo vlen pёr tё tjerёt, jo pёr veten e tij. Ishin dyshime sipas Llallёs ato kur ai u kёrcёnua me jetё nga kriminelёt dhe nuk ishin fakte. E megjithëse ishin dyshime, ai e largoi familjen nё njё shtet tjetёr, pёr tё qenё e sigurt. I erdhi keq qё hoqi fёmijёt nga shkolla por, pёrpara jetёs, kjo ishte hiçgjë! Mirё bёri pёr kёtё, pavarësisht qё ato ishin dyshime, por problemi ёshtё çfarё ka bёrё Llalla kur qytetarё, biznesmenё apo çfardo tjetër janё kёrcёnuar me jetё jo duke dyshuar por me fakte. A keni marrё ju z. Llalla ndonjё masё duke i çuar nё ndonjё shtet tjetёr? Mirё qё ju shfrytzoni postin, po ata qindra e mijёra qё nuk kanё poste, si do t’i vejё halli? Sigurisht, ju njё njeri jeni, por mё e pakta qё mund tё bёni, duhet tё shqetësoheni edhe pёr jetёn e tё tjerёve dhe jo vetёm tё ngrini zёrin e tё protestoni, tё zgjoheni nga “gjumi” vetёm atёherё kur ju cёnohet interesi juaj. E vendosёt nё “shёnjestёr” ambasadorin Lu, si e “keqja mё e madhe” qё ka cёnuar dinjitetin tuaj, sepse ju “shkeli nё kallo” dhe nuk ju ka cёnuar “dinjitetin” mefshtësia juaj pёr krimin qё po lulёzon, pёr korrupsionin qё ka degraduar krejt shoqёrinё, pёr krimin e organizuar apo tё veçuar qё po vepron hapur nё mes tё ditёs... Pse nuk ngritёt zёrin dhe tё mos linit gur pa lёvizur kur ju kёrkuan tё mbyllnit hetimet pёr kompaninё Bankers Petroleum, por gjetёt kohёn qё kёtё ta ngrinit pikёrisht nё kohёn kur u shqetёsuat pёr interesin tuaj personal, sepse ky, ishte “prioritar”, kurse ato nё interes tё shoqёrisё e tё qytetarёve, janё tё dorёs sё fundit!
Keni kohё z. Llalla qё thoni se “Sё shpejti, peshqit e mёdhenj” do tё vihen para drejtёsisё, por na latё me “gojё hapur” dhe jo “peshk” tё madh qё nuk po “shijojmë”, por as ndonjё “cironkё” nga ato qё zihen nga “grepi” juaj nuk po e shijojmё”! Po pse? Sepse ju u shёrbeni atyre qё ju kanё vendosur dhe nuk doni ta prishni me ata qё u kanё vendosur dhe pёr juve, ёshtё mё se normale qё tё punoni “hiqe e mos e kёput”! Ju nuk doni ta prishni me ata qё thonё: Po tё ishte ndonjё ambasador tjetër, porositё e tij nuk do tё merreshin parasysh, por ёshtё ambasadori i Amerikёs dhe diçka, edhe duhet tё marrim parasysh nga porositё e tij”! Kjo do tё thotё qё kёshillat dhe porositё kanё vlera kur janё tё njё shteti tё madh, e aq mё tepёr tё partnerit tonё strategjik, kurse po tё ishte i ndonjё vendi tjetёr, nuk do tё merreshin fare parasysh! Njeriu ka nevojё tё mёsojё nga tё gjithё, edhe nga ambasadorët e vendeve tё vogla. Mund tё jenё edhe tё ambasadorit amerikan, por mund tё jenё tё pavlefshme, mund tё jenё tё ndonjё ambasadori tё njё vёndi tё vogёl, por mund tё jenё shumё tё vlefshme. Nga e gjithё kjo, qytetarёt nxjerrin njё konkluzion tё qartё si drita e diellit. Kur kjo klasё politike e zhytur thellё nё korrupsion nuk po çahet as me ndërhyrjen e partnerit tonё strategjik dhe as me ndërhyrjen e Bashkimit Europian, qё ja çuam “gojёn tek veshi” si mund tё realizohen reformat nga vetё politikanёt shqiptarё e aq mё tepёr ato nё sistemin e drejtёsisё? Nuk u vjen aspak zor poilitikanёve tanё, as gjyqtarёve e prokurorёve, qё tё huajt kanё marrё nё dorё tё bёjnё drejtёsi nё kёtё vend dhe pёrsёri, kёta hiqen mё tё diturit! Se si i kanё bёrё reformat politikanёt tanё dhe sistemi i drejtёsisё, kjo duket haptazi dhe nuk ka nevojё pёr komente. Kёsaj i thonё edhe “dhi e zgjebosur, edhe bishtin pёrpjetё.
Comments (0 posted)
Post your comment