Larg nacionalizmit tendencioz
Nacionalizmit tendencioz në Ballkanin Perëndimor duhet t’i vijë fundi njëherë e përgjithmonë, e them kështu, pasi ky lloj nacionalizmi tendencioz duket sikur më shumë shërben për të tendosur situatën e bashkëjetesës midis komuniteteve, sesa në kthimin drejt mirëbesimit dhe paqes së domosdoshme. Ndasitë ndërmjet komuniteteve dhe subjekteve politike asnjëherë nuk kanë dhënë vlerën e pashmangshme të ruajtjes së besueshmërisë dhe stabilitetit...
Shkrimtari Bujar Plloshtani ditë më parë përmes një komenti politik ndaj zhvillimeve të fundit në rajon, ka shkruar se nacionalizmi në Ballkanin Perëndimor është gjithnjë e më tepër në rritje, pasi partitë politike në pushtet kanë shfrytëzuar mekanizmat e tyre për të krijuar efektin e nacionalizmit tendencioz në shoqëri, me qëllim që partitë në pushtet të përfitojnë poena politik, dhe kështu duke i kthyer në tejngopje popullin për t'i shfrytëzuar në raste të ndryshme. Mirëpo, ai mëtej shkruan se nacionalizmit tendencioz duhet t'i vijë fundi dhe se ndasitë e tilla që krijohen nga pushtetet me qëllime të paramenduara mirë, duhet me çdo kusht t'u vijë fundi dhe se partitë politike në pushtet të mos luajnë me kartën e nacionalizmit, por të ofrojnë mirëqenie sociale dhe ekonomike për shoqëritë e brishta siç janë këto në Ballkanin Perëndimor, shkruan në komentin e tij të fundit Bujar Plloshtani
Nacionalizmit tendencioz në Ballkanin Perëndimor duhet t’i vijë fundi njëherë e përgjithmonë, e them kështu, pasi ky lloj nacionalizmi tendencioz duket sikur më shumë shërben për të tendosur situatën e bashkëjetesës midis komuniteteve, sesa në kthimin drejt mirëbesimit dhe paqes së domosdoshme.
Ndasitë ndërmjet komuniteteve dhe subjekteve politike asnjëherë nuk kanë dhënë vlerën e pashmangshme të ruajtjes së besueshmërisë dhe stabilitetit, por gjithnjë e më tepër është tendosur harku për ta kthyer përmbys çdo realitet të bashkëjetesës dhe bashkërenditjes së veprimit politik, ekonomik, social dhe kulturor.
Uniteti ndërmjet komuniteteve dhe subjekteve politike gjithnjë ka dhënë efektet e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë, dhe asnjëherë nuk është bërë shkak eventual për rritjen e pasigurisë dhe jo stabilitetit me veprim të theksuar politik.
Si komunitetet ashtu dhe subjektet politike duhet të heqin dorë nga nacionalizmi tendencioz në rritje, dhe të shmangen nga hermetizimi i bindjeve politike, pasi në demokracinë perëndimore bindja dhe mendimi ndryshe në politikë duhet të kuptohet si diversitet dhe vlerë e pashmangshme për shoqërinë. Andaj, subjektet politike të çfarëdo krahu duhet ta rrisin ndërgjegjësimin e veprimit politik duke u distancuar nga nacionalizmi tendencioz në rritje, dhe të fokusohen në sundimin e së drejtës dhe kthimin e besimit të demokratizimit ose sensibilizimit të shoqërisë dhe institucioneve publike, të cilët me gjasë do të shërbejnë për të mirën e përgjithshme të shoqërisë./Klosi News
Comments (0 posted)
Post your comment