Home | Politics | Maqedonia zgjedh Qeverinë e re

Maqedonia zgjedh Qeverinë e re

image
Sipas rregullores së Kuvendit të Maqedonisë dy ditë debat të nxehtë për përbërjen dhe programin e ri qeveritar në Kuvendin e Maqedonisë, ku debati është zhvilluar në mes deputetëve të shumicës së re parlamentare të kryesuar nga mandatari Zoran Zaev dhe opozitës së Nikolla Gruevskit. Dhe në ora 23.50 të 31 majit të 2017 u zgjodh Qeveria e re e Maqedonisë me në krye me liderin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev.  

 

 

 

 

 

 

Sipas rregullores së Kuvendit të Maqedonisë dy ditë debat të nxehtë për përbërjen dhe programin e ri qeveritar në Kuvend, debati është zhvilluar në mes deputetëve të shumicës së re parlamentare të kryesuar nga mandatari Zoran Zaev dhe opozitës së Nikolla Gruevskit. Dhe në ora 23.50 të 31 majit të 2017 u zgjedh Qeveria e re e Maqedonisë në krye me liderin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev.  

Parlamenti i Maqedonisë me 62 vota “për”, 44 “kundër” dhe 5 “të përmbajtur” deputetët e LSDM-së, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleancës për Shqiptarët e votuan njëzëri Qeverinë e re reformatore.

Pas kësaj, kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat e rinj të kabinetit të tij bënë betimin.

 

Në qeverinë e re, sipas propozim-përbërjes që e parashtroi mandatari Zaev, ministri do të kenë LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilët kanë shumicën prej 62 deputetëve në Kuvendin 120 anëtarësh.

Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme

Radmilla Shekerinska është zgjedhur Ministre e Mbrojtjes

Dragan Tevdovski, Ministër i Financave

Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme

Renata Treneska Deskovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës

Goran Sugarevski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave

Milla Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Sadulla Duraku, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë

Bylent Salihu, Ministër i Drejtësisë

Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë 

Robert Allagjizovski, Ministër i Kulturës

Suhejl Fazliu, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale 

 

Koço Angjushev është zgjedhur Ministër pa portofol, dhe ndërkohë do të jetë edhe Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike,
Bujar Osmani është zgjedhur Zëvendëskryeminsitër për Evro-integrime,
Hazbi Lika, do të jetë Zëvendëskryeministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Kominiteteve. 

Gjithashtu për ministra pa portofol janë zgjedhur edhe Edmond Ademi, Robert Popovski, Adnan Qahil, Samka Ibraimovski, Zoran Shapuriq dhe Zorica Apostollovska.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00