Home | Politics | NATO në alarm!

NATO në alarm!

image
Ende nuk dihet nëse qëndrimi amerikan përkrahet nga të gjithë 28 partnerët e tjerë të Aleancës.

 

 

 

 

 

 

A është Rusia, siç pohon SHBA-ja, kundër një marrëveshje të rëndësishme për çarmatimin? Dhe nëse po, a duhet NATO-ja të reagojë ndaj saj? Për këtë çështje po diskutohet prej disa vitesh pas dyersh të mbyllura. Brenda NATO-s, po i kushtohet vëmendje mënyrës se si mund të reagohet ndaj shkeljes nga ana e Rusisë të marrëveshjes mbi sistemet e armëve bërthamore me rreze të mesme.

 

Sipas informacioneve të gazetës “Süddeutscher Zeitung” dhe të stacioneve gjermane NDR dhe WDR, shtetet anëtare të aleancës kanë marrë një dokument të klasifikuar si sekret. Në të janë renditur 39 opsione, shkruan Deutsche Welle.Sipas njoftimeve të medias fjala është për shembull për mundësinë e zgjerimit të armëve bërthamore të NATO-s. Përveç kësaj, ka rekomandime për të instaluar më shumë sisteme paralajmëruese, për të forcuar mbrojtjen e nëndetëseve dhe për të vendosur më shumë bombardues amerikanë të tipit B-2 dhe B-52 në Evropë. Po ashtu fjala është edhe për të rritur gatishmërinë operacionale të stafetave ajrore në Evropë, që janë në gjendje të hedhin bomba bërthamore. Përveç kësaj, autorët japin edhe rekomandime se si mund të sillet Rusia në tryezën e negociatave.

 

Një zëdhënës i NATO-s nuk donte as ta pohonte lajmin për një raport të tillë dhe se kush mund ta kishte përgatitur atë. Ai vetëm se tha se NATO është seriozisht e shqetësuar dhe se brenda saj po zhvillohen bisedime se si mund të respektohet marrëveshjes mbi sistemet e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi dhe se cilat mund të jenë pasojat e mosrepektimit të saj. Marrëveshja e SHBA-së me Rusinë u ndalon palëve kontraktuese, ndër të tjera, ndërtimin dhe posedimin e raketave të armatosura me kokë bërthamore që kanë një rreze prej 500 deri në 5500 kilometra. Akuzat se Rusia nuk po e respekton marrëveshjen e vitit 1987 janë tashmë në qarkullim prej disa vjetësh dhe vijnë nga SHBA-ja.

 

Ende nuk dihet nëse qëndrimi amerikan përkrahet nga të gjithë 28 partnerët e tjerë të Aleancës. Zëdhënësi i NATO-s tha se në lidhje me këtë çështje “nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Atlantikut të Veriut”. Reagimi i Aleancës ndaj shkeljeve të mundshme të marrëveshjes do të kërkonte një vendim konsensual të organit më të lartë të NATO-s. Rusia, gjithashtu, akuzon SHBA për shkeljen e Traktatit mbi sistemet e armëve bërthamore me rreze të mesme. Të dyja këto vende që janë fuqi bërthamore po modernizojnë aktualisht arsenalin e tyre të armëve bërthamore.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00