Home | Politics | Zgjedhjet Vendore në Maqedoni - 2017

Zgjedhjet Vendore në Maqedoni - 2017

image
Asnjë komunë me shumicë shqiptare nuk ka nën 10 mijë banorë, ndërsa mbi 30 komuna me shumicë maqedonase, asnjëra prej tyre nuk ka mbi 10 mijë banorë!

 

 

 

Nga Abdulla Mehmeti

 

 

 

KOMUNAT RURALE NË MAQEDONI, ME 2-10 MIJË BANORË MAQEDONAS, ME 10-35 BANORË SHQIPTARË!

(Asnjë komunë me shumicë shqiptare nuk ka nën 10 mijë banorë, ndërsa mbi 30 komuna me shumicë maqedonase, asnjëra prej tyre nuk ka mbi 10 mijë banorë!)

Sipas ndarjes territoriale të vitit 2004 (2013), Republika e Maqedonisë aktualisht është e ndarë në 80 komuna (urbane dhe rurale), prej të cilave 10 prej tyre janë në kuadër të qytetit të Shkupit.

Nga gjithsej 80 komuna në Maqedoni, 30 komuna rurale me shumicë të popullsisë maqedonase kanë nga 2-10 mijë banorë, ose mesatarisht nga 5.700 banorë secila, ndërsa 11 komuna rurale me popullsi shumicë shqiptare kanë nga 10 deri 35 banorë, ose mesatarisht nga mbi 21 mijë banorë secila prej tyre. 

Në rajonet dhe komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni, për afërsisht 1/5 e komunave (17 komuna), në zgjedhjet lokale do të votojnë 1/3 e banorë të shtetit!

30 komunat rurale me shumicë të popullsisë maqedonase kanë gjithsej 173.857 banorë.

11 komunat rurale me shumicë të popullsisë shqiptare kanë gjithsej 230.590 banorë.

Komunat rurale me shumicë shqiptare kanë mesatarisht nga 21.000 banorë.

Komunat rurale me shumicë maqedonase kanë mesatarisht nga 5.700 banorë.

Komunat rurale me shumicë të popullsisë maqedonase kanë afër 4 herë më pak banorë se komunat rurale me shumicë shqiptare.

KOMUNAT RURALE ME NUMËR MË TË MADH TË BANORËVE NË MAQEDONI JANË ME SHUMICË TË BANORËVE ME PËRKATËSI ETNIKE SHQIPTARE

Komunat me shumicë shqiptare sipas numrit të banorëve

(regjistrimi i vitit 2002):

1. Haraçina, 11.597 banorë

2. Bogovina, 28.997 banorë

3. Bërvenica, 15.855 banorë

4. Vrapçishti, 25.399 banorë

5. Gostivari, 81.042 banorë 

6. Dibra, 19.542 banorë 

7. Dollneni, 13.568 banorë 

8. Zhelina, 24.390 banorë 

9. Kërçova, 56.734 banorë 

10. Likova, 27.058 banorë 

11. Mavrova-Rostusha, 8.618 banorë 

12. Saraji, 35.408 banorë 

13. Struga, 63.376 banorë 

14. Studeniçani, 17.246 banorë 

15. Tearca, 22.454 banorë

16. Tetova, 86.580 banorë 

17. Çairi, 64.773 banorë

Në11 komunat rurale me shumicë shqiptare, Bogovinë, Bërvenicë, Vrapçisht, Tearcë, Zhelinë, Mavrovë-Rostushë, Dollnen, Saraj, Studeniçan, Haraçinë dhe Likovë, ka gjithsej 230.590 banorë, ndërsa në komunat urbane: Strugë, Kërçovë, Dibër, Gostivar, Tetovë dhe Çair, jetojnë gjithsej 372.047 banorë.

Komunat me shumicë shqiptare kanë gjithsej: 602.637 banorë.

KOMUNAT RURALE ME NUMËR MË TË VOGËL TË BANORËVE NË MAQEDONI JANË ME SHUMICË TË BANORËVE ME PËRKATËSI ETNIKE MAQEDONASE

Komunat rurale në Maqedoni, me shumicë maqedonase, me numër më të vogël të banorëve:

1. Bogdanci, 8.707 banorë 

2. Vevçani, 2.433 banorë

3. Gradska, 3.760 banorë

4. Debarca, 5.507 banorë

5. Demir Kapia, 4.545 banorë

6. Demir Hisari, 9.497 banorë

7. Dojrani, 3.426 banorë

8. Zelenikova, 4.077 banorë

9. Zërnovci, 3.264 banorë

10. Karbinci, 4.012 banorë

11. Konçe. 3.536 banorë

12. Krivogashtani, 6.150 banorë 

13. Krusheva, 9.684 banorë 

14. Llozova, 2.858 banorë

15. Mavrova-Rostusha, 8.618 banorë

16. Kamenica e Maqedonisë, 8.110 banorë 

17. Brodi i Maqedonisë, 7.141 banorë 

18. Mogilla, 6.710 banorë

19. Novaci, 3.549 banorë 

20. Petroveci, 8.255 banorë

21. Pehçeva, 5.517 banorë 

22. Pllasnica, 4.545 banorë 

23. Rankovci, 4.144 banorë 

24. Rosomani, 4.141 banorë 

25. Sopishta, 5.656 banorë

26. Nagoriçani i Vjetër, 4.840 banorë 

27. Qendra e Zhupës, 6.519 banorë 

28. Çashka, 7.673 banorë 

29. Çeshinovs-Oblesheva, 7.490 banorë

30. Çuçer - Sandeva, 8.493 banorë

Në Republikën e Maqedonisë, 30 komuna rurale me shumicë të popullsisë maqedonase kanë gjithsej 173.857 banorë.

Prej tyre, 14 komuna kanë nga 2-5 mijë banorë, ndërsa 16 prej tyre 5-10 mijë banorë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00