Home | Politics | Macron kërkon reformim të Francës dhe BE

Macron kërkon reformim të Francës dhe BE

image
"Ne duam të krijojmë pasurinë para se ta shpërndajmë," ishte argumentimi i ministrit të ekonomisë Bruno Le Maire, i cili shtoi se ...

 

 

 

 

 

 

Pas kalimit të paketës së ligjeve të liberalizimit të tregut të punës dhe reduktimit të mbrojtjes së punëtorëve, qeveria pro-biznes e Presidentit francez Emmanuel Macron prezantoi sot buxhetin e parë vjetor me shkurtime taksash për investitorët dhe më të pasurit.

 

Ministrat thanë se buxheti për 2018 do të nxisë si të pasurit dhe të varfrit të angazhohen, dhe refuzoi kritikat e të majtës për neglizhimin e shtresave më të varfra të popullsisë.

 

E përditshja Liberation shkruante në faqen e parë "Të pasurit janë heronj" përkrah fotos së Macron, ish-bankierit që erdhi në pushtet në maj me propozimet për lehtësimin e të bërit biznes në vend.

 

"Ne duam të krijojmë pasurinë para se ta shpërndajmë," ishte argumentimi i ministrit të ekonomisë Bruno Le Maire, i cili shtoi se nga buxheti i ri do të përfitonin të gjithë pa përjashtim, teksa do të shtohej ndihma ndaj punëtorëve të paguar më pak he kujdesi ndaj fëmijëve me paaftësi. Por në masat e reja binte në sy ulja e taksave për punonjësit e sektorit financiar, të cilinqeveria franceze po e shënjestron duke tentuar të përfitojë nga Brexit për zhvendosjen e financave europiane në Francë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00