Home | Politics | Katalonja një "Brexit" spanjoll

Katalonja një "Brexit" spanjoll

image
Më 1 Tetor Rajoni i Katalonjës voton në referendum për shkëputjen nga Spanja...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më 1 Tetor Rajoni i Katalonjës voton në referendum për shkëputjen nga Spanja. Rezistenca kundër pavarësisë së rajonit vjen jo vetëm nga qeveria qendrore në Madrid, por edhe nga vetë katalonjasit dhe pushteti lokal.

 

Nё Esparreguera krenohen me Kishёn, ritualin e shfaqjeve fetare dhe bashkёekzistencёn sociale. Por kisha ёshtё tani e rrezikuar, qёkurse qeveria e Katalonjёs ka vendosur pёr referendumin pёr pavarёsinё e rajonit nga Spanja. Nё epiqendër tё konfliktit ёshtё Eduard Rivas. Si kryetar bashkie ai ka vendosur qё tё mos verё nё dispozicion mjedise publike pёr votimin. “Si kryetar bashkie unё duhet tё kujdesem pёr konsensusin social dhe mund tё mbёshtes vetёm atё çfarё nuk e pёrçan shoqёrinё. Pёrderisa kjo iniciativё nxit pikёrisht pёrçarjen, unё nuk mund ta mbёshtes referendumin. Ai rrezikon postin e kryetarit tё bashkisё dhe tё punёsuarit nё shtet”, thotë ai.

Ndaj votimi tani do tё zhvillohet nё "Teatrin e Kishёs”, sepse pёrkrahёsit e tij duan patjetёr tё mbahet referendumi. Nё Kёshillin Bashkiak ka pasur konflikte tё mёdha pёr shkak tё vendimit tё kryetarit tё bashkisё. Veçanёrisht kritike ёshtё partia radikal-demokratike CUP, Candidatura D’Unitat Popular, forca mё e madhe politike. Raquel Montoya është në këshillin bashkiak për CUP të Esparregueras: “Fjala ёshtё pёr tё drejtёn e vetёvendosjes, qё sёrish duhet shprehur nё njё referendum dhe popullsia mund tё vendos e lirё, nёse e do ose jo pavarёsinё.”

Por krejt ndryshe mendon grupi politik "Ciudadanos” duke qenё nё linjёn e qeverisё nё Madrid. Josep Maria González, në këshillin bashkiak argumenton: Eshtё ilegale, sepse shkel kushtetutёn spanjolle e me kёtё edhe ligjet nё fuqi, pra ky vendim ёshtё ilegal.

 

Qytetarёt mes arsyes dhe emocioneve

“Sigurisht do tё votoj. Nё radhё tё parё pёr mua bёhet fjalё pёr demokracinё dhe lirinё e mendimit.”

“Unё nuk jam dakord, kjo e pёrçan shoqёrinё.”

“Mё mirё ne mbetemi bashkё.”

 

Nё tё gjitha lagjet e qytetit pёrkrahёsit e pavarёsisё bёjnё thirrje pёr versionin e tyre politik. Pavarёsia ёshtё pёr ne njё mjet i pashmangshёm pёr njё republikё katalonjase, qё do tё shёrbejё pёr krijimin e njё shoёrie tё re. Ky kёndvёshtrim gjen gjithnjё e mё shumё pёrkrahёs nё Esparreguera. Kryebashkiaku Eduard Rivas: “Natyrisht kjo mё prek mua si kryetar bashkie dhe si fqinj…Tragjike, sepse kjo nuk sjell as unitet dhe as konsensus social. Katonjasit janё tё pёrçarё thellё.”

Eduard Rivas kёrkon mirёkuptimin, por ai ёshtё njё europian i bindur, e nuk do njё Brexit katalonjas. “Pavarёsia nuk na ndihmon as pёr arritjen e qёllimeve tona si vend dhe as nё nivelin e komunёs. Pёrkundrazi, ne duhet tё bёhemi mё europianё dhe tё organizohemi mё shumё nё nivel kontinental.”

Debat mbizotёron edhe nё emisionet e radios lokale. Qё pas vendimit tё kryetarit tё bashkisё, kёtu ёshtё ndezur atmosfera. Zёdhёnёsja e partisё sё tij Maria Mas deklaron pёr DW: “Rrjetet sociale janё mbushur me fyerje dhe shprehje tё mungesёs sё respektit. Unё besoj, se kjo ka tё bёjё edhe me deklarimet e qeverisё lokale kundrejt kryetarёve tё bashkive, qё nuk duan tё marrin pjesё nё referendum. Kjo ёshtё shqetёsuese.”

Mё pas konflikti pёrshkallёzohet. Nё kryeqytetin e Katalonjёs policia spanjolle arreston njё pёrfaqёsues tё qeverisё lokale. Me sa duket me kёtё Madridi kёrkon ta pengojё mё forcё referendumin. Indinjatё e madhe – vetёm pak kanё mirekuptim pёr kёtё. Josep Maria González nënvizon: “Qeveria rajonale duhet tё mbajё pёrgjegjёsi pёr pasojat e veprimeve tё saj. Njё nga kёto pasoja ёshtё pikёrisht arrestimi i bёrё tani.”

Ndonёse edhe vetë ёshtё kundёr referendumit, kryetari i bashkisё e konsideron si kundёr-produktiv aksionin e policisё. Për kryebashkiakun Eduard Rivas: “Nga sot ёshtё bёrё edhe mё e largёt mundёsia pёr njё dialog pёr zgjidhjen e problemit.” Demonstrimi i pushtetit nё Madrid i bashkon kundёrshtarёt dhe pёrkrahёsit e referendumit – edhe nё Esparreguera. Kёtu ata tani janё sёrish tё sigurtё, se ai do tё zhvillohet, nё njё farё mёnyre.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00