Home | Politics | Kur Europa voton për drejtësi fiskale

Kur Europa voton për drejtësi fiskale

image
Kur “tax justice” është për BE-në, po për ne...?!

 

 

      

 

Nga Besi Bekteshi

 

 

 

Në sit-in e socialistëve dhe demokratëve eurpianë ose http://www.socialistsanddemocrats.eu/it/taxjusticethuhet se: kontribuesit e zakonshëm, kanë paguar me çmime të shtrenjta rreziqet e papërgjegjshme drejt bankierëve kurnacë, kurse pakica e pasur, mund të evitojë të paguajë taksa. Shumë “shoqëri të mëdha” dhe pak të pasur si individë, po i shmangen taksave dhe fiskos, duke shfrytëzuar këneta legale, duke zgjedhur nëpër botë juridiksionet me të favorshme dhe fshehur paratë në parajsat fiskale. Europa ka nevojë për drejtësi fiskale.

 

Kurse për të marrë vesh në mbi 18 muaj të investigimit për skandalin që i hapi petët lakrorit për “Panama Papers”, mund dhe të shfletohet https://medium.com/investigating-the-panama-paperse aty merren vesh shumë e shumë enigma të mëdha, të një momenti kur pakica bëhet më e pasur dhe shumica akoma më e varfër, nga një padrejtësi sistemi fiskal apo taksash – në konceptin e momentin parajsa fiskale ose offshore. Me 12 dhjetor, Parlamenti Europian ka rënë dakord për rekomandime të forta në luftën kundër shmangies së taksave, pastrimin e parave si një përgjigje ndaj skandalit të madh të “Panama Papers” Tashmë është koha që Komisioni Europian (ose qeveria e Europës së Bashkuar) shtetet anëtare të BE-së, të veprojnë për të bërë realitet drejtësinë “tatimore” fiskale ose tax justice. Gjithë gëzim, partitë kryesisht të gjelbërta, dhe grupimi i majtë europian, por dhe parti të qendrës dhe disa të djathta i kanë dhënë rrugë dhe rekomandim me mbi 492 vota në Parlamentin Europian. Pra “Tax Justice” tashmë është dhe një realitet i cili ndiqet dhe duhet të veprojë në BE, dhe pse jo vendet që aspirojnë atë.

Kjo mbas 18 muajve investigim mbi “Panama Papers” pastrimin e parave dhe evazionin e madh fiskal në mungesë të taksës, sjell dhe votimin për drejtësinë tatimore apo fiskale. Partitë që e votuan këtë rekomandim me shumicë, janë të lumtura dhe tashmë mekanizmi i kontrollit dhe punës mbi luftën e kësaj mënyre pasurimi dhe shmangies së taksave është vënë në lëvizje. Nga ky pastrim parash dhe ky evazion i jashtëzakonshëm jo vetëm shteteve të BE-së, por dhe botës mbarë, i mungojnë triliarda dollarë zhvillimit dhe sistemit edukativ, social, urban dhe shërbimeve. Nga ky sistem janë pasuruar padrejtësisht disa qindra multinacionale dhe disa mijra individë tashmë të gjetur nga investiguesit e skandalit të madh – që te ne sigurisht është harruar, edhe pse emra dhe shoqëri janë pikërisht nga ky skandal. Nga të dhënat e https://www.taxjustice.net/topics/more/size-of-the-problem/del se në shkurtin e 2010-tës – botës dhe vendeve në rrugën e zhvillimit i mungojnë ose humbin nga 98-106 miliardë dollarë çdo vit nga rifaturimi i parave. Në mars të vitit 2010, nga kërkimi i FMN del se ka çarje të mëdha mes aktivit dhe pasivit në portofolin e qendrave OFFSHORE të seleksionuara! Një shembull është Luksenburgu (shtet i superkontrolluar par exelance) sjell një pronë në portofolin e tij prej 1.5 trilion dollarësh në fund të 2008-tës përkundrejt me pasivin për investime në portofol prej 2.5 trillion USD. Ishujt Kajman risjellin 750 miliardë dollarë: 2.2 miliardë dollarë të dividentit mes aktivit dhe pasivit. Në 2011-tën, një dokument informativ mbi kërkimin fiskal nxjerr 3.1 trilion kosto vjetore të evazionit fiskal në botë.

Në 2012-tën kuptohet se vlerësimi i jo barazisë është shumë më keq se dihej dhe kjo për çështjen e sekreteve të parajsave offshore. Gabriel Zucman, tek “The Missing Wealth of nations” vlerëson se 8% e pasurisë së financës botërore e familjeve është në parajsa fiskale dhe 75% e tyre nuk është e regjistruar. Në 22 maj 2013-të Oxfam: së paku 18.500 miliardë dollarë janë fshehur nga persona të pasur në parajsat fiskale në të gjithë botën. Në maj të vitit 2016, më tepër se 12 trilion në offshore vetëm nga vendet në zhvillim. Por ky vit është fundi i parajsave fiskale, sepse në përgjithësi shtetet filluan masat e ndryshme të tyre në regjimin fiskal dhe kontrollin ligjor për pikërisht Ofshore. Në qershor, Zvicra e para dorëzon paratë e vjedhura – por sa mund të jetë i gjithë ky “biznes”?! Në fakt është një marramendje e jashtëzakonshme, e cila pastaj ka detyruar demokracitë botërore të shikojnë më me imtësi dhe problemin e madh të parave në parajsa dhe të “tax justice” apo drejtësisë tatimore ose fiskale. Kemi të bëjmë me një aferë, e cila nga disa analistë çmohet më shumë se buxhetet e Francës dhe Italisë për që nga koha kur plasi skandali. Me këtë drejtësi, ka të bëjë hetimi prej kohësh të parave që janë nxjerrë jashtë, duke anashkaluar vendin dhe taksat, por dhe duke pastruar para nga grabitjet që bëhen nga korrupsioni i madh si në vende demokratike dhe ato në zhvillim. Sigurisht që dhe Shqipëria nuk bie më poshtë. Janë si politikanë dhe kriminelë antifiskalë dhe ordinerë, që janë pjesë e offshore por dhe bankave afër tyre me një mijë e një lidhje të dyshimta pastrimi parash kudo.

 

Kanë përdorur dhjetra mënyra transaksionesh, për të fshehur dhe pasurinë dhe paratë e tyre të investuara për të shpëtuar nga “Tax Justice” e cila tashmë si të duan si të mos duan, ka nisur mekanizmin e kontrollit. Nga parajsat janë pastruar para të cilat janë futur dhe në mënyrë kriminale në ekonomi dhe deri në banka normale. Janë pasuruar monopole dhe kompani në mënyrë të pa drejtë dhe janë varfëruar shtetas dhe kompani të ndershme. Me anën e evazionit kanë munguar miliarda për pleqtë dhe fëmijët, shërbimet dhe socialin, por dhe shkollimin dhe zhvillimin urban kudo në botë. Evazioni fiskal ka bërë pandershmërinë më të madhe në botë sepse ka pasuruar padrejtësisht të pasurit evazorë dhe ka varfëruar qytetarët dhe ekonomitë taksapaguese të rregullta, duke sjellë kështu vetëm padrejtësi shoqërore. Ky është dhe momenti më i mirë për të bërë llogari dhe ne. Sot nuk e kemi mendjen akoma te ky problem. Sepse po kërkohen dhe pasuritë e padrejta të një klase politike dhe të shërbëtoreve të politikës në drejtësi të stërpasuruar në mënyrë kriminale në këtë vend. Por si hetimi i tillë dhe i kollajtë në saj të demostrimit të pasurisë këtu dhe në ndjekje të parave dhe pasurive jashtë, bankave dhe offshore – do nxjerrë (në fakt ka nxjerrë) dhe shumë e shumë individë dhe grupe, të cilat dikur do të përgjigjen. Kur “tax justice” është për BE-në, po për ne...?!

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00