Home | Politics | Zgjedhjet në Katalonjë, fitojnë separatistët

Zgjedhjet në Katalonjë, fitojnë separatistët

image
 Tre partitë separatiste ((JxCat, Erc dhe Cup), kanë së bashku mazhorancën absolute në Parlamentin e ri...

 

 

 

 

 

 

 

Pas numërimit të 85% të votave, tre partitë separatiste ((JxCat, Erc dhe Cup), me 48% të votave kanë së bashku mazhorancën absolute në Parlamentin e ri me 70 vende nga 135 gjithsej.

Tre partitë e bashkuara (Cs, Psc dhe Pp), me 43% të votave kanë gjithsej 57 deputetë. Partia Ciudadanos, me më shumë se 960 mijë vota dhe 36 vende në Parlament, është partia e parë katalanase.

Pengesat zgjedhore i bëjnë partitë katalanase pro pavarësisë, kundër atyre që duan që rajoni të mbetet një pjesë gjysmë autonome e Spanjës.

Në pak se dy muaj nga shpallja e “Republikës” dhe reagimi i menjëhershëm nga Madridi ndaj institucioneve katalanase, rajoni rebel është kthyer të votojë dhe ka zgjedhur sërish fushën indipendentiste, duke i dhënë një shuplakë politike kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy.

Megjithatë, me pothuajse të gjitha votat e numëruara, partia unioniste “Qytetarët (Cs)” kishte pjesën më të madhe të votave.

Gjithsesi duket se ka pak shpresë se zgjedhjet do të zgjidhin krizën politike të Katalonjës.

Normalisht, partia më e madhe ka të drejtë të përpiqet të formojë një qeveri dhe sipas rezultateve të deritanishme, kjo do të ishte partia unioniste “Qytetarët”.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00