Home | Politics | Ish-lideri katalanas kërkon të rikthehet në Spanjë

Ish-lideri katalanas kërkon të rikthehet në Spanjë

image
“Dua të kthehem sa më shpejt në Katalonja. Kjo do të ishte e mirë për Spanjën”, tha Puigdemont...

 

 

 

      

 

 

 

Lideri separatist i Katalonjës Carles Puigdemont i bëri thirrje sot qeverisë spanjolle për ta lejuar të rikthehet në vend, për sesionin hapës të parlamentit të ri rajonal, në mënyrë që të mund të rifitojë postin e presidentit.

Puigdemont ende përballet me arrestin në Spanjë për rolin e tij në shpalljen e njëanshme të pavarësisë, dhe aktualisht po qëndron në ekzil në Belgjikë. 

Partitë separatiste siguruan maxhorancën në zgjedhjet e të enjtes dhe ende nuk është e qartë se si Puigdemont apo liderët e tjerë të burgosur në Madrid, do të marrin jesh në asamble.

 “Dua të kthehem sa më shpejt në Katalonja. Kjo do të ishte e mirë për Spanjën”, tha Puigdemont në një intervistë me agjencinë Reuters. 

I pyetur nëse dëshironte të ishte atje për sesionin e hapjes së parlamentit më 23 janar, ai tha: “Do të ishte naturale. Nëse nuk lejohem të bëj betimin si president, do të ishte një mangësi për sistemin demokratik të Spanjës. Unë jam presidenti i qeverisë rajonale dhe do të mbetem i tillë nëse shteti spanjoll respekton rezultatin e votës”, tha ai.

Puigdemont ka bërë thirrje për dialog me qeverinë qendrore dhe zgjidhjen e tensioneve, dhe është zotuar se do të dëgjojë propozimet e kryeministrit Mariano Rajoy.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00