Home | Politics | Kina superfuqi

Kina superfuqi

image
Sipas ekspertëve SHBA pritet  të humbasë dominimin botëror ekonomik për t’u ...

 

 

 

 

 

 

Sipas ekspertëve SHBA pritet  të humbasë dominimin botëror ekonomik për t’u zëvendësuar nga Kina, para vitit 2032.

Në raporton e lëshuar nga një agjenci britanike thuhet se Kina tashmë ka kaluar parashikimet ekonomike prej vitit 2007. Aty shtohet se katër vende të tjera aziatike India, Japonia, Korea e Jugut dhe Indonezia, gjithashtu priten të bashkohen me Kinën në listën e 10 ekonomive më të mëdha të botës.

Sipas parashikimit dhjetë ekonomitë më të mëdha në vitin 2032 do të nisin nga Kina në majë të listës, e ndjekur nga SHBA, India, Japonia, Gjermania, Brazili, Britania, Korea e Jugut, Franca e Indonesia.

"Kina ka ruajtur me vendosmëri rritjen e përvitshme ekonomike dhe jka përfituar në maksimum nga nxitja e reformave të saj," tha John Litwack, ekonomisti i Bankës Botërore, duke iu referuar rritjes prej 6.8 për qind të GDP-së së Kinës për vitin 2017.

"Autoritetet kanë marrë një sërë politikash për reduktimin e imbalancave ekonomike dhe kufizimit të risqeve," thas Litwack.

Raporti i Institutit të Ekonomisë së Popullatës dhe Punës tha se kompanitë dhe shërbimet kineze të bazuara te interneti ishin rritur me 16.1 për qind në vitet 2007 deri në 2017.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00