Home | Politics | BE paralamëron SHBA-në për luftën tregtare

BE paralamëron SHBA-në për luftën tregtare

image
"Ne besojmë se tregtia duhet të jetë e drejtë dhe e hapur, por gjithashtu e bazuar në rregulla. BE është e gatshme..."

 

 

      

 

 

 

 

 

 

 

 

Bashkimi Europian do të reagojë me shpejtësi dhe në mënyrën e duhur, nëse Washingtoni nis një luftë tregtare ndaj bllokut 28-anëtarësh, tha dje komisioneri Margaritis Schinas, duke reaguar ndaj politikave tregtare të prezantuara një ditë më parë nga presidenti Donald Trump.

 

"Ne besojmë se tregtia duhet të jetë e drejtë dhe e hapur, por gjithashtu e bazuar në rregulla. BE është e gatshme të reagojë me shpejtësi dhe sipas mënyrës së përshtatshme nëse eksportet tona preken nga masat kufizuese tregtare të Shteteve të Bashkuara", tha zëdhënësi i KE.

 

Paralajmërimi erdhi një ditë pasi Donald Trump tha në një intervistë me rrjetin britanik ITV se ishte i pakënaqur nga politikat tregtare të BE dhe akuzoi Brukselin për padrejtësi në tregtinë me SHBA.

 

Trump tha se shumë nga problemet aktuale me Brukselin mund të kthehen në diçka më të mëdha nga pikëpamja tregtare, dhe kritikoi bllokun për masën e vogël të taksave që paguan për eksportet në SHBA, përkundër masave të ashpra që mban por importet nga SHBA.

 

Në lidhje me fjalën e Trump, Schinas tha: "Për ne politikat tregtare janë të rëndësishme, ndërsa në BE besojnë se ato duhet të jenë vetëm për fitimin e tyre”.

Javën e kalaur SHBA vendosi një taksë prej 20-për qind mbi lavatriçet e importuara dhe 30 për qind mbi panelet diellore nga jshtë, për të ndimuar prodhuesit amerikanë, veçanërisht kundrejt kompanive nga Korea e Jugut.

Kina dhe Korea e Jugut e dënuan lëvizjen ndërsa Seuli do të ankimojë në Organizatën Botërore Tregtare.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00