Home | Politics | Amerika - Ëndërr!

Amerika - Ëndërr!

image
Donald Trump bëri thirrje të dielën për ligje më të rrepta për emigracionin, duke premtuar se nuk do të ketë marrëveshje për ...

 

 

 

 

 

 

 

 

Presidenti amerikan, Donald Trump bëri thirrje të dielën për ligje më të rrepta për emigracionin, duke premtuar se nuk do të ketë marrëveshje për përfituesit e DACA-s.

“Agjentët e Rojës së Kufirit nuk lejohen të bëjnë siç duhet punën e tyre, për shkak të ligjeve qesharake liberale si Kap & Liro”, shkkruanteTrump në Twitter të dielën në mëngjes.

Presidenti tha se “karvanë” emigrantësh të paligjshëm po hyjnë në turma përmes kufirit, një pohim i ngjashëm me një titull për një editorial në kanalin Fox News.

Në një tjetër mesazh në Twitter,  Trump fajësoi Meksikën se “ka bërë pak, ose ASPAK” për të ndalur rrjedhën e imigrantëve në Shtetet e Bashkuara dhe paralajmëroi se do të “ndalte” Marrëveshjen për Tregëtinë e Lirë të Amerikës së Veriut.

Ndërsa hynte në kishë pranë rezidencës së tij në Florida, për shërbesën e Pashkëve,  Trump vazhdoi me të njëjtin ton si në deklaratat e tij të mëparshme në Twitter.

“Meksika duhet të na ndihmojë në kufi. Nëse nuk na ndihmojnë, është për të ardhur keq. Shumë njerëz po hyjnë sepse duan të përfitojnë nga DACA dhe do të shohim se si do të vazhdojmë. Ata kishin një shans të madh dhe demokratët e humbën atë. Ata kishin një shans shumë të mire, por do të shohim”.

Programi DACA, hyri në fuqi gjatë administratës së ish-Presidentit Barack Obama, duke u dhënë mundësi fëmijëve të sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, që të vazhdojnë të qëndrojnë, studiojnë dhe punojnë ligjërisht në vend.

Administrata e Presidentit Trump i dha fund programit në shtator por i dha afat Kongresit gjashtë muaj që të hartonte një plan të përhershëm për përfituesve prej tij. Trump kishte thënë fillimisht se do të binte dakord për masat mbrojtëse për personat e përfshirë në DACA nëse Kongresi miratonte fonte për një mur të propozua për kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Megjithë përpjekjet e demokratëve, buxheti i fundit prej 1.3 trilionë dollarësh, nënshkruar nga zoti Trump javën e kaluar, nuk përmendte masa mbrojtëse për të ashtuquajturit “Ëndërrimtarë”.

Gjykatësit federalë e kanë urdhëruar administratën e Presidentit Trump që të mbajë në fuqi disa pjesë të DACA-s, ndërsa sfidat ligjore kalojnë përmes sistemit të gjykatave.

 

 

" Lufta e Ftohtë ”,  më keq

 

 

Diplomati më i lartë i Rusisë ka hedhur poshtë retorikën siç e cilëson ai të Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara kundër Moskës mbi helmimin e ish-agjetit të dyfishtë Sergei Skripal, duke thënë se është më keq tani se sa ishte gjatë Luftës së Ftohtë.

Lavror tha se ka pasur shumë diskutime nëse situata aktuale është më e keqe se ajo e periudhës klasike të Luftës së Ftohtë, sepse atëherë të paktën ka pasur disa rregula”.

Ai gjithashtu akuzoi Britaninë, SHBA-në dhe fuqitë e tjera perëndimore për përhapjen e “gënjeshtrave dhe dezinformimit të hapur”.

Helmimi i Skripal dhe i vajzës së tij në Salisbury në fillim të marsit ka çuar në përkeqësimin më të keq diplomatik midis Londrës dhe Moskës në vite.

Akuzat britanike për përdorimin e agjentit nervor ushtarak kundër ish-spiunit janë mohuar vazhdimisht nga Moska. Megjithatë, “hedhja e fajit” shkaktoi një përshkallëzim të tensioneve midis Rusisë dhe fuqive të tjera perëndimore, duke përfshirë SHBA-të dhe një numër shtetesh të BE-së, të cilët ndoqën hapat e Britanisë duke dëbuar diplomatët rusë.

Të hënën, Lavrov përsëriti se të gjitha këto pohime duhet të mbështeten nga fakte.

Lavrov gjithashtu akuzoi Britaninë e Madhe dhe SHBA-të se luajnë “lojëra fëmijësh” në vend që të japin dëshmi.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00