Freedom House: Maqedonia me qeveri tranzicioni dhe hibride
Raporti “Vendet në tranzicion, 2018” matë progresin dhe pengesat për demokratizim në 29 vende nga Evropa Qendrore deri tek Azia Qendrore.
Maqedonia është renditur diç më mirë në raportin e fundit të Freedom House të titulluar, “Vendet në tranzicion, 2018”, i cili mat përparimin dhe pengesat për demokratizimin e shteteve.
Shansi më premtues aktualisht për depërtim demokratik në Evropë, theksohet në raport, është Maqedonia. Pavarësisht se shteti është i vogël, sipas Freedom House, shanset janë të mëdha: suksesi në Maqedoni do të nënkuptonte thyerjen e një dekade të kapjes së shtetit nga politika dhe zgjidhjen paqesore të mosmarrëveshjeve dypalëshe që kanë penguar progresin politik dhe ekonomik në rajon. Njëjtë si Kosova, Maqedonia vlerësohet se ka Qeveri tranzicionale dhe hibride.
Në një vlerësim nga një deri në shtatë, ku nota një është shkalla më e lartë, ndërsa shtatë është shkalla më e ulët e përparimit demokratik, Kosova ka marrë notën 4.63.
Në të njëjtën kategori hynë edhe Bosnja e Hercegovina.
Ndërsa kur flitet për Malin e Zi, aty përmendet fuqia e ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq. Në raport thuhet se nga viti 1991 deri 2016, Millo Gjukanoviq ishte kryeministër ose president i Malit të Zi, i penguar nga disa “pensionime” të përkohëshme. Për herë të fundit ai la postin e kryeministrit në zgjedhjet e fundit kur partia e tij fitoi zgjedhjet e përgjithshme në 2016. Por, besohet se Gjukanoviq është fuqia e vërtetë pas aleatit të tij tani kryeministër Dushko Markoviq.
Raporti “Vendet në tranzicion, 2018” mat progresin dhe pengesat për demokratizim në 29 vende nga Evropa Qendrore deri tek Azia Qendrore.
Comments (0 posted)
Post your comment