Federica Mogherini: Rekomandohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë
Sipas Mogherinit, zgjerimi i Unionit Evropian është një investim në stabilitet dhe siguri për stabilitetin e Evropës.
Komisioni Evropian ka vendosur rekomandim të pakushtëzuar për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Ky vendim është bërë i ditur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, gjatë një konference për mediat në Strasburg.
Sipas Mogherinit, politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian është për Unionin një investim në paqe dhe siguri dhe për stabilitetin e Evropës.
“Nga 6 partnerë të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë në negociata. Sot Komisioni rekomandon që këshilli të vendosë të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Po punojmë për një opinion për kërkesën e Bosnje dhe Hercegovinës dhe me autoritetet kosovare po punojmë për një progres të mëtejshëm”, tha Federica Mogherini.
Shefja e diplomacisë evropiane, ndër tjerash tha, se Ballkani Perëndimor është Evropë dhe do të jetë pjesë e të ardhmes së Unionit, sipas saj, në një Bashkim Evropian të fortë e stabil.
“Është në interesin tonë të kemi një politikë zgjerimi të suksesshëm. Kjo ofron mirëqenie që është në përfitim reciprok me vendet e Unionit Evropian dhe vendeve që aspirojnë të anëtarësohen. Është një faktor i rëndësishëm që shtyn transformimin dhe rrit stabilitetin dhe sigurinë. Vetë procesi është ndërtuar në kritere të mirëvendosura. Secili vend dhe partner vlerësohet në bazë të meritave”, theksoi Federica Mogherini.
Comments (0 posted)
Post your comment