Zoran Zaev publikon raportin e punës njëvjeçare të Qeverisë
Kryeministri Zaev bëri një retrospektivë të punës së tij njëvjeçare si kryeministër dhe potencoi arritjet e tij në zbatimin e reformave qeveritare.
Me “365 ndryshime, në 365 ditë. Çdo ditë Maqedonia ndryshon për të mirë”, kryemininistri i Maqedonisë, Zoran Zaev i shoqëruar nga kabineti i tij qeveritar, sot para gazetarëve prazantoi raportin e punës njëvjeçare të Qeverisë së Maqedonisë.
Kryeministri Zaev bëri një retrospektivë të punës së tij njëvjeçare dhe në paraqitjen e tij përballë gazetarëve, potencoi arritjet e tij në zbatimin e reformave qeveritare për një shoqëri për të gjithë.
Në ekonomi, kryeministri Zaev si ndër ndryshimet kryesore e cilësoi rritjen e rrogës minimale dhe mesatare, heqjen e taksës radiodifuzive si dhe përkrahjen financiare që iu dha ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Rrymë elektrike më të lirë;
Nuk ka taksë radiodifuzive;
Janë rritur subvencionet për bujqësi;
Është rritur çmimi eksportues i duhanit.
Në shëndetësi, 50 për qind e barnave me receta janë me çmim më të ulët dhe
zgjerimi i rritjes së listës së barnave pozitive dhe terapi të ndryshme.
Në siguri, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha: “Duke shtuar sigurinë te qytetarët, ne rrisim besimin”, me çka veçoi ligjin për Drejtori për Siguri dhe Kundërzbulim dhe vënien në funksion të mekanizmit kontrollues të punës së policisë.
Policët u bënë të sigurt në komunikacion:
Ndryshime në punën e grupeve të sigurisë dhe
Ndryshime në punën e grupeve të agjentëve.
Në arsim, Kryeministri Zoran Zaev theksoi: “Arsim, në të cilin mësohet” dhe numëroi ligjet e miratuara, që sipas tij, efektet ndihen menjëherë nga nxënësit, arsimtarët dhe prindërit.
Realizojmë arsim pa trysni;
Kemi reviduar programin e Kembrixhit;
Është shkëputur testimi ekstern;
Nxënësit do të kenë më pak orë dhe
Sollëm ligj të ri për arsim të lartë.
Në politikat sociale, Qeveria e Maqedonisë për një vit ka arritur të fus në fuqi ligjin për falimentues dhe të realizojë 300 punësime të reja në qendra sociale dhe çerdhe.
hyri në fuqi ligji për falimentues dhe u rregullua jeta e 5 mijë falimentuesve;
u mundësua përfshirje të rinjve në tregun e punës;
u mundësua asistencë personale për personat me nevoja të veçanta;
u mundësua participim i fëmijëve në sigurim shëndetësor të fëmijëve me ndihmë sociale;
300 punësime të reja në qendra sociale dhe çerdhe.
Në diplomaci, Zaev e përmendi edhe procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ku kryeministri Zaev tha: “Jemi duke u përpjekur që të ruajmë identitetin”, ku vuri në dukje qëndrimin e tij, se për këtë çështje do të ketë referendum. Ai mendon se referendumi mund të mbahet nga vjeshta nër periudhën shtator apo tetor të këtij viti.
Comments (0 posted)
Post your comment