Home | Politics | Gruevski, azilant politik në Hungari

Gruevski, azilant politik në Hungari

image
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski thotë se ka kërkuar azil politik në Hungari.

 

 

 

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski thotë se ka kërkuar azil politik në Hungari.

Përmes një postimi në Facebook ai tha se “ditëve të fundit kam marrë një numër të madh kërcënimesh për jetën time. Tani jam në Budapest dhe kërkova azil politik nga autoritetet hungareze”.

Gruevski ka shtuar se “do t’i qëndroj besnik kauzës së Maqedonisë. Asnjëherë nuk do të heq dorë”.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Punëve të Brendshme tha se ende nuk posedon informacione mbi vendndodhjen e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski për kapjen e të cilit të hënën policia ka lëshuar edhe fletarrestim me kërkesë të Gjykatës Penale të Shkupit.

 

Gruevski kërkohet që të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin prej dy vjet burgim për shpërdorim të detyrës për blerjen e një makine luksoze qeveritare. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për gjendjen e krijuar ka fajësuar organet gjyqësore të cilat sipas tij nuk kishin caktuar masën e paraburgimit edhe për faktin se Gruevski po gjykohet edhe për vepra tjera edhe më të rënda.

 

“Imagjinoni, jepet paraburgim për vjedhje të rënda, ndërsa për vepra të rënda penale nuk ka paraburgim. Policia punon me urdhër të gjykatës. Ekzistojnë masa të sigurisë dhe ato zbatohet në bazë të vendimeve të organeve gjyqësore”, tha Spasovski.

 

Ai tha se policia po mbledh informacione dhe po analizon të gjitha aspektet, por se detajet nuk mund të zbulohen pasi mund të dëmtojnë gjithë procesin.

 

“Mos prisni që do të vendosim transmetim në shesh dhe së bashku me policinë dhe mediat të realizojmë aksionin. Të gjitha informacionet që i kemi po i analizojmë dhe po punojmë në kapjen e këtij personi, por këtë aksion nuk mundemi ta zhvillojmë së bashku me opinionin, pasi e dëmtojmë procesin”, theksoi Spasovski, duke mos u ndjerë përgjegjës për moskapjen e Gruevskit.

 

Policia të hënën në mbrëmje ka bastisur banesën e Nikolla Gruevskit, por nuk e ka gjetur aty ndërsa ka tentuar të hyjë edhe në selinë e VMRO-DPMNE-së, të cilës edhe i takon.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0