Ministrat e rinj në Qeveri
Ministrat e rinj në Qeveri ...
Ministrat e rinj në Qeveri :
Besa Shahini - Ministre e Arsimit
Eduard Shalsi - Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës
Gent Cakaj - Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme
Anila Denaj - Ministre e Financave dhe Ekonomisë
Erion Braçe - Zëvendëskryeministër
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Bledi Çuçi - Ministri i Bujqësisë
Elisa Spiropali - Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
MINISTRAT E LARGUAR DHE ZËVENDËSUESIT:
-Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës;
“Besa Shahini ka lindur në Prishtinë në vitin 1982. Ajo ka një karrierë të pasur profesionale në Kosovë, Gjermani dhe Kanada. Në vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit parauniversitar në Kosovë”, thuhet në CV e saj.
-Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj;
Anila Denaj mban aktualisht postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Anila Denaj nuk është e njohur në rradhët e socialistëve si figurë politike. Ajo vjen nga sistemi bankar dhe ka drejtuar një nga bankat e mëdha në Shqipëri.
-Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit;
Genti Cakaj i emëruar rishtas në Ministrinë e Jashtme, ka mbajtur postin e këshilltarit të Kryeministrit Rama për çështjet e Integrimit. Ai është me origjinë nga Kosova dhe politolog i njohur.Në muajin qershor, Caka mori postin e ri zv.ministrit, pas largimit të Kleopatra Maliqit, e cila u shkarkua nga Rama.
-Belinda Balluku në vend të Damian Gjiknurit;
Belinda Balluku prej disa vitesh ka qenë Drejtoresha e Aviacionit Civil. Balluku është vlerësuar disa herë publikisht nga Rama për performancën e saj në ngritjen e “Air Albania”, kompanisë së parë të fluturimit shqiptar. Ajo është pagëzuar nga Rama si “shtriga” e Aviacionit Civil.
-Blendi Cuci në vend të Niko Peleshit;
Çuçi ka qenë ministër i Pushtetit Vendor, por me riformatimin e kabinetit ai mbeti jashtë qeverisë.
-Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros;
Elva Margariti është arkitekte dhe aktualisht mban postin e këshilltares së kryeministrit Rama. Gjithashtu koordninon progaramin “100 Fshatrat”.
-Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos;
Eduard Shalsi, aktualisht Kryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese. Ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Edi Rama.
-Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin;
Elisa Spiropali ka qenë ish-drejtoresha e Doganave dhe aktualisht deputete dhe nënkryetare e Grupit të PS-së.
-Erion Brace zv/kryeministër i ri në vend të Senida Mesit;
Erion Braçe është kreu i Komisionit të Ekonomisë. Ai nuk ka pasur gjatë 6 viteve të “Rilindjes” asnjë post në qeverinë Rama, edhe pse është përfolur në shumë raste se do të ishte pjesë e dikastereve kryesore. Pëzgjedhja e Braçes është duartrokitur sot gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së.
Comments (0 posted)
Post your comment