KE:Pezullohet vota e Shqiperise
Mustafaj: Topalli ka shkelur kompetencat
Largimi i Aleksander Biberajt nga kreu i delegacionit shqiptar ne Keshillin e Europes ka ngjallur nje debat te ashper jo vetem mes opozites dhe mazhorances, por edhe vete brenda Partise Demokratike. Keshtu, deputeti i selise blu Besnik Mustafaj doli ne mbrojtje te Biberajt duke akuzuar kryeparlamentaren Topalli per shkelje te procedurave.
“Se pari zonja Topalli ka shkelur dy here kompetencat e saj dhe detyrat e saj si kryetare e parlamentit, ka shkelur detyrimet e saj per t’i mbuluar shpenzimet zotit Biberaj ne kohen kur ai duhej te kryente funksionet e tij si kryetar u delegacionit parlamentar te Shqiperise ne Asamblene parlamentare te Keshillit te Europes dhe se dyti ka shkelur procedurat tani ne zevendesimin e tij. Ne kete kuptim une do te thoja se eshte e palejueshme qe zonja Topalli e ka vene seancen para faktit te kryer kur e ka zevendesuar zotin Biberaj pa njoftuar seancen parlamentare. Pa dyshim qe kjo ngjarje ne KE le gjurme ne imazhin e Shqiperise, por ne menyre te vecante le gjurme negative, te demshme per imazhin e mazhorances tone” tha Mustafaj.
Nderkohe qe edhe ne faqen zyrtare te Asamblese se Keshillit te Europes eshte bere ndryshimi i propozuar nga kryeparlamentarja Topalli, ndersa Ilir Rusmali rezulton kryetar i delegacionit shqiptar ne kete organizem.
Comments (0 posted)
Post your comment