Home | Politics | Vuçiq, shah - Ballkan

Vuçiq, shah - Ballkan

image
Vuçiqi në njërën anë po aktron integrim të Serbisë në Unionin Evropian për t’i thithur fondet ekonomike...

 

 

Nga Lirim Gashi

 

Tump është në kthetrat e Putinit dhe po e rrezikon seriozisht sigurinë e brendshme të USA, ekzistencën e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

 

Vuçiqi është zyrtarisht agjent i dyfishtë, ndërsa në esencë është një nga figurat më të rëndësishme të shahut që Car Putini po e loz me Bashkimin Evropian për t’a destabilizuar të njëjtin përmes forcimit të ndikimit të tij në Ballkan.

 

Mardhëniet e ngushta të Putinit me Erdoganin janë lëshim i madh i politikës së jashtme gjermane, apo më saktësisht të kancelarës Merkel e cila e theu premtimin që Gerhard Schröder ia kishte dhënë Erdoganit se Turqia së shpejti do të bëhet anëtare e plotë e Unionit Evropian. Për të qenë edhe më i saktë Angela Merkel e siguroi fitoren ndaj ish kancelarit Schröder duke iu falënderuar premtimeve që ia kishte bërë elektoratit konservativ gjerman në fushatën parazgjedhore : se nuk do t’a lejojë anëtarësimin e plotë të Turqisë në Unionin Evropian, por vetëm një partneritet të privilegjuar ndërmjet Unionit Evropian dhe Turqisë.

 

Prej atij momenti Erdogani i tallur, demoralizuar, dëshpruar, tradhtuar dhe demonizuar nga politika e jashtme gjermane, evropiane dhe së fundmi amerikane u detyrua që shpëtimin t’a kërkoi te Putini, e sidomos pas puçit që ia montuan shërbimet e huaja sekrete, ndër të cilat edhe shërbimi sekret rus në bashkpunim me disa oficer të lartë të Armatës turke.

 

Në këtë mënyrë produkti më inteligjent i ish KGB-së Vlladimir Putini që shërbeu kohë të gjatë në Gjermaninë Lindore si shef i pakontestueshëm i këtij shërbimi famëkeq sovjetik, po e dëshmon aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të manipuluar, për të krijuar përçarje dhe për t’a destabilizuar botën përmes këtyre aktiviteteve :

 

1.përmes tentimit për ta destabilizuar USA nga brenda dhe mundësisht për të shkaktuar luftë qytetare,

 

2. përmes tentimit për të krijuar përçarje ndërmjet USA dhe Bashkimit Evropian,

 

3. përmes tentimit për të krijuar përçarje ndërmjet USA, Turqisë dhe Kinës,

 

4.përmes tentimit për të krijuar përçarje ndërmjet shteteve të Ballkanit dhe Unionit Evropian,

 

5. përmes tentimit për të krijuar përçarje ndërmjet Unionit Evropian dhe Anglisë,

 

5. përmes tentimit për t’a shkatërruar Unionin Evropian nga brenda

 

dhe

 

6. përmes tentimit për të krijuar përçarje ndërmjet USA dhe NATO Aleancës gjë që e dëshmon një dokument zyrtar i FBI-së ku thuhet se Trumpi në njërën nga bisedat konspirative më Putinin i kishte thënë këtij të fundit se USA po e shqyrton seriozisht mundësinë për ta braktisur NATO Aleancën.

 

Që Trumpi është njeriu i Putinit e dëshmojnë disa fakte :

 

1. Ndërhyrja masive e inteligjencës ruse në zgjedhjet elektorale në USA,

 

2. Përzgjedhja e bashkpuntorve të tij për politikë të jashtme njëri prej të cilëve është Michael Bolton,

 

3. Takimet, kontaktet dhe bisedat e tij të fshehta me Putinin që e kanë detyruar FBI-në amerikane dhe Këshillin për Siguri të Brendshme për t’a hetuar edhe zyrtarisht këtë sjellje të papërgjegjshme të Trumpit.

 

dhe

 

4. Largimi i trupave amerkane nga Siria dhe dorëheqja nga monitorimi i planeve të Iranit për prodhimin e armëve atomike.

 

Njësoj siç është Trumpi në kthetrat e Putinit, është edhe Thaçi në kthetrat e Vuçiqit.

 

Duke e marr parasysh faktin që Putini agjentin e tij të dyfisht Vuçiqin po e përdor si Kali të Trojës për t’a forcuar ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor dhe për t’a destabilizuar Unionin Evropian, atëherë për secilin shqiptar normal duhet të jet e qartë se sa e rrezikshme është loja e Hashim Thaçit për popullin dhe shtetin e Kosovës.

 

Në fakt tani Thaçi nuk është vetëm në kthetrat e Putinit, por edhe në kthetrat e mikut të tij të ngushtë Erdoganit, të cilit Putini i ka premtuar ndarje të barabartë të kulaçit, politik, ekonomik dhe strategjik në Ballkan ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.

 

Vuçiqi në njërën anë po aktron integrim të Serbisë në Unionin Evropian për t’i thithur fondet ekonomike evropiane dhe për t’i tërhequr investimet e shteteve më të rëndësishme të Evropës, Turqisë dhe Kinës, e në anën tjetër menzi po pret që të zhduket Unioni Evropian dhe NATO Aleanca.

 

Në sandviçin e lojës së dyfishtë të Vuçiqit dhe nevojës për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, të cilën i’a ka montuar Serbia përmes zvicëranit Dik Marti, gjendet Hashim Thaçi.

 

Njësoj siç është Vuçiqi Kali i Trojës për Putinin në Ballkan dhe EU, ashtu është edhe Thaçi Kali i Trojës për Vuçiqin në Kosovë.

 

Mirëpo Vuçiqi nuk e ka vetëm një Kali të Trojës në trevat etnike shqiptare, por tre kuaj kryesor që janë Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Gebellsi i tyre propagandistik Baton Haxhiu, si dhe dhjetëra çuksha të tjerë të Trojës që e dominojnë skenën politike mbitokësore dhe nëntokësore kosovare dhe shqiptare.

 

Kur këtij kaosi të brendshëm politik në Kosovë dhe Shqipëri ia shtojmë faktin se Baton Haxhiu po tenton që t’i instalojë në pozitat kyçe të politikës shqiptare djemtë dhe vajzat e reja shqiptare të cilëve Fondacioni Soros u’a ka financuar shkollimin në universitetet më prestigjioze të botës, atëherë për secilin njeri normal që din të numëroj deri në njëqind, duhet të jenë të qarta përmasat e tradhtisë dhe komplotit që po ia përgatisin këta Kryeprotagonistë të turpit dhe tmerrit Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Prandaj afatet kohore të cilat Thaçi po ia dikton Trumpit përmes mikut të tij indiskret Putinin janë pikërisht të njëjtat që USA po ia dikton skenës politike kosovare për t’a realizuar sa më shpejtë që është e mundur një Marrveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe në përputhje të plotë me frikën e Thaçit nga Gjykata Speciale përmes së cilës po e shantazhon Serbia.

 

Në anën tjetër Serbia dhe satelitet e saj shqipfolës jo rastësisht po bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i realizuar sa më shpejt që është e mundur planet e pista të Vuçiqit dhe Putinit në Kosovë përbrenda mandatit presidencial të Trumpit.

 

Prandaj nënshtrimi i faktorit politik shqiptar para diktatit të Thaçit për ta kërkuar domosdoshmërisht në këto rrethana të pafavorshme gjeopolitike botërore zgjidhjen e problemit të Kosovës viktimë më Serbinë agresore dhe fashiste, është çmenduri e përmasave biblike.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0