Qeverisje "çupërlinash"
“PUSHTET-PUB” me “velina” ministre, këshilltare, drejtoresha e blogere...
Edhe sulltanët e deri 100 viteve më parë, nuk bënin qejfe haremi me parê harami, ndërsa “sulltani” i Surrelit, prej 11 vitesh në bashki e prej 6 vitesh në qeveri, ka krijuar një “harem” personal, që e rifreskon përherë, me “çupërlina” me vathë në vesh, hundë, buzë, barkë e gjuhë, të cilat trajtohen e paguhen me taksa publike, për të përkëdhelur veset, për të kënaqur epshet e për të firmosur vjedhjet, që kryeministri u bën taksave publike e pasurive kombëtare
“Valiu” i PS e qeverisë Edi Rama, ka krijuar “PUSHTET-PUB” me “velina” ministre, këshilltare, drejtoresha e blogeresha
Në Rajon e Europë, po e po, por pa dyshim edhe në botë, Shqipëria mund të jetë i vetmi shtet e vend, ku kryeministri krijon kabinet qeveritar, me “kalamaj” nga mosha e “karafilë” nga punët e shtetit, pa asnjë përvojë, pa asnjë shqisë politike, pa asnjë përgjegjëshmëri, por me të vetmin “tregues”, se janë objekt shijeje të Edi Ramës.
Pas ministres së Shëndetësisë, Energji-Infrastrukturës, Ekonomi-Financave, Arsimit, Kulturës e qindra drejtoreshave qëndrore dhe rajonale, kryeministri Rama, nisi të mbushë ministritë dhe institucionet e shtetit, me “çupërlina”, duke krijuar “hareme”, jo për barazi gjinore, por për neps e shije perverse personale.
Asnjë prej “gocave” ministre e drejore, nuk ka lidhje profesionale me detyrën, madje kryeministri nuk u publikon as “CV”-të, paçka se e ka detyrim ligjor e për rrjedhojë, nuk jepet informacion zyrtar, se cilat janë këto drejtuese qeverie, ndërkohë që kuptojmë, dëgjojmë e shohim, vetëm se përse janë vendosur në ato poste.
Nuk themi, të mos ketë “çupërlina” të reja në zyrat qëndrore të qeverisë, përkundrazi, duhen krijuar skalionet e brezit të ri të drejtuesve, por si vëzhgues e të aktivizuar gradualisht, dhe jo direkt në majë të shtetit, si deputete, ministre, zv.ministre, drejtore, këshilltare, ambasadore, kryebashkiake etj.
Sepse punët e shtetit, nuk duan b**th për t’i ekspozuar, por duan “këllqe” për t’i organizuar e realizuar, mbasi posti qeveritar nuk është stek kërcëmi së larti, as tub striptizmi dhe sallë e muzikë PUB-i, por është distributor idesh e përvoje, ku përpunohen politikat sociale-ekonomike kombëtare, që nuk duan bukuri e forma trupi joshëse, por kualitet mendimi, përvojë drejtimi, profesionalizëm, cilësi e produktivitet vendim-marrjesh.
Mirëpo, kryeministri që “i ka rënë për hise” Shqipërisë, me votën dhe heshtjen e vetë shqiptarëve, ka krijuar një fuqi prej “Valiu” fuqiplotë në parti e qeveri, dhe nuk zgjedh vlera për qeverisje, por përzgjedh e rifreskon “Velina” për hargalisje, duke i emëruar e qarkulluar nëpër “haremin” e pushtetit, pa përfillur askënd.
Mos u çuditni, por emërimin e spikeres së lajmeve, si Zv/ministre Arsimi, edhe vetë Zv/kryeministri Erjon Braçe, që figuronte si firmosës i vendimit në faqen zyrtare të qeverisë, lajmin e mësoi nga media e më pas, kur e pa të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.
Edi Rama, po sillet tamam si “Valiu” i partisë dhe qeverisë, duke bërë emërime e shkarkime ministrash, pa konsulencë dhe pa dijeninë e strukturave të PS. Shpall lista deputetësh e kryebashkiakësh, emëron ambasadorë, zv/ministra e drejtorë, pa mendimin dhe pa dijeninë e ministrave të linjës.
Madje, shpall vendime qeverie, pa e mbledhur fare Këshillin e Ministrave dhe pa dijeninë e ministrave, siç ndodhi me rastin e emërimit Zv/ministre, të “gocës me bikini”, duke e publikuar si Vendim të Këshillit të Ministrave.
Sepse në datën 13 shkurt 2019, nuk është bërë mbledhje e Këshillit të Ministrave, mbasi vetë kryeministri ishte në Lezhë e Mirditë bashkë me 2 ministra, Zv/kryeministri ishte në Fier duke vrojtuar zbatimin e displinës në punë, 2 ministra janë në SHBA, 1 (zv)ministër është në Bruksel (Cakaj), 1 ministre (Shahini) është në Kosovë e 2 ministra, ishin në guroret dhe HEC-et e Korçës-Ersekës. Kur, ku dhe me cilët u bë kjo mbledhje qeverie?!/Pamfleti
Comments (0 posted)
Post your comment