Home | Politics | "Hidalgot" e pandershëm, kundër ndërkombëtarëve!

"Hidalgot" e pandershëm, kundër ndërkombëtarëve!

image
Po janë "Hidalgot e Pandershmërisë"! 

 

 

 

    

Nga Besi Bekteshi

 

 

 

 

E kam pasur gabim shumë kur dikur pa disa viteve krahasoja me Don Kishotin dhe Sanço Pançon, ata që në të vërtetë (dy personazhet e lartë të PD-së) nuk e kanë realisht qëllimin bujar dhe pse grotesk të prodhimit fantastik të Servantesit! Po shumë gabim kam qenë! Në të vërtetë dhe pse jashtë realitetit, dy personazhet e lartë të romanit e kanë seriozisht kalorësinë dhe qenien "Hidalgo" e shërbëtor, të një bote në zhvillim, por të një prapambetje ideore kalorsiake që në fund të fundit ishte e sinqertë në budallallëkun e Don Kishotit dhe shqytarit të tij Sanço Panço! "Hidalgot" e sotëm (po ata të dy në krye të PD-së) dhe që dje kanë qenë në pushtet, nuk janë të sinqertë, as kanë qenë ndonjëherë! Nuk mund ta meritojnë kalorësinë e përshkruar nga Servantes në romanin e tij për t’u krahasuar me Don Kishotin dhe Sanço Pançon! Janë të pa denjë! Sepse janë realisht të pa ndershëm! Imitojnë "Hidalgot" e vërtetë, por në pandershmërinë absolute të veprimtarisë së tyre politike! Akuzojnë për hajdutë ata përballë, duke qenë hajdutë vetë, kurse Don Kishoti nuk ishte një hajdut! Akuzojnë për mashtrues ata përballë sot, kur kanë qenë dhe janë mashtrues vetë dje dhe janë akoma më keq sot! Akuzojnë për kanabista ata përballë, kur kanë ndërtuar sistemin bankar dhe politik të kanabisit në Shqipëri, me një super fortesë fshat si Lazarati dhe mësuan gjithë shqiptarët të përdorin kanabisin politikisht dhe financiarisht për pikërisht politikën që në vitet 2004-2013!? E ka vërtetuar Sali Berisha me vendim politik duke thënë "ishte vendimi im politik full stop"! Akuzojnë për tenderistë vjedhës socialistët sot, kur kryen tenderat më të paskrupullt në vjedhje në kohën e tyre dhe nganjëherë dhe pa tendera fare! Akuzojnë për vjedhës zgjedhjesh socialistët duke qenë krye hajdutët e zgjedhjeve vetë dhe shpikësit e vjedhjeve politike në Shqipëri! Akuzojnë për mjeksinë "Hidalgot" e pa ndershëm sot mazhorancën, kur krijuan sistemin më idiot, më arrogant, më pa shërbim dhe më korruptiv e të lënë pas dore vetë! Akuzojnë për arsimin sot "Hidalgot" e pa ndershëm, duke qenë përgjegjësit për arsimin më banal, që uli mësuesin dhe nxënësin në Shqipëri në nivele banale, që transformoi universitetet në kioska private dhe ato shtetërore në banalitet politik! Akuzojnë sot "Hidalgot" e pa ndershëm për mbushjen e drejtësisë me njerëzit e Ramës, kur ishte plot në mënyrë skandaloze me emërimet sa partizane dhe kriminale nga Sali Berisha! Akuzojnë për shumë e shumë të tjera të cilat absolutisht i kanë bërë dhe vetë! Por në fakt, beteja e fundit e tyre ka filluar ashpër që me nisjen e reformës në drejtësi! E këtu "Hidalgot" nuk e kanë më betejën kundra socialistëve dhe Ramës! Absolutisht jo! Kanë pothuaj tre vite që e kanë me ndërkombëtarët, ambasadorët, përfaqësuesit, mediatorët, observatorët KE, UE dhe deri me State Departament! Ashpërsia e tyre me ndërkombëtarët ose partnerët tanë, ka vetëm një bazë - refuzimin e reformës në drejtësi"! Mos pranimin e ngritjes së SPAK dhe BKH! E nisën që në 2015-tën ashpër dhe sot kanë arritur të kenë luftë politike me të gjithë ndërkombëtarët, që nuk kanë pranuar askush prej tyre daljen e opozitës nga kuvendi! Në mënyrë tragjike opozita shqiptare e drejtuar nga "Krye Hidalgo Sali Berisha" dhe shqytari i tij Lulzim Basha, deformojnë për qëllimet e tyre personale, të pushtetit personal korruptiv Partinë Demokratike në një "parti anti perëndimore" e cila na turpëron të gjithëve! Ky lidership i vogël, turpëron kryesisht pjesën intelektuale pothuaj e gjitha e përjashtuar e PD-së prej kohe! Ka deformuar Partinë Demokratike në një parti militantësh punëkërkues dhe të delirit protestues! Ka deformuar PD-në në një kthinë lidershipi të ngushtë pa qëllime kombëtare dhe shoqërore! Ka deformuar PD-në një lidership të ngushtë në një parti bolshevike, pa asnjë parim të së djathtës europiane, pa asnjë model të foluri, arsyetuari, sjelluri si një parti realisht e së djathtës europiane! Edhe disa "xhentëlmenë" që kishin mbetur i eleminuan dalëngadalë të gjithë në kohë, sepse nuk ju vlenin më!

 

Sot e kanë me ndërkombëtarët, sepse ata kanë folur fare hapur, duke mos aprovuar në mënyrë definitive daljen e opozitës në rrugë dhe jashtë kuvendit! E kanë me ndërkombëtarët me BE dhe SHBA-të, sepse nuk po ndryshon askush kurs për reformën në drejtësi! Mbetën më të "zgjuarit" e tyre duke thënë se "ndërkombëtarët mbajnë po të njëjtin pozicion në kriza, duke premiuar stabilitetin përpara demokracisë"! Pra ndihmojnë pushtetin ose qeverinë! Kjo marrëzi "Hidalgosh" kujton se "demokracia" është prodhim dhe vijim destabiliteti politik, ekonomik dhe financiar!? Po po, kaq "Hidalgo" nën stres dhe të pa arsyeshëm janë! E duan vendin nën stres politik dhe filozofik, nën stres ekonomik dhe ligjor për të bërë "demokracinë e tyre të dhjerë" që prodhon vitin 1997, Gërdecin ose 21 janarin! Prandaj sot e kanë me ndërkombëtarët dhe shtojnë kërkesat absurde që në fakt i zgjasin jetën qeverisë Rama dhe mazhorancës së tij! Po shkatërrojnë dhe deformojnë alternativën politike, duke nxitur njerëzit, shoqërinë drejt dhunës, drejt "pranimit grotesk" të marrjes së pushtetin me anën e forcës! Janë për faqe të zezë fare! Jemi i vetmi vend në Europë, ku opozita është plotësisht jashtë binarëve duke ndihmuar (zgjatur jetën) një pushteti dhe mazhorancë plot gabime! Sot nuk dëgjojnë më ndërkombëtarët, nuk dëgjojmë me KE dhe BE, por dhe SHBA-të! Tentojnë të ndezin në shoqëri si në fshehtësi atë nervin antiperëndimor dhe anti BE e sidomos anti SHBA! I bëjnë të gjithë ambasadorët të "kapur" nga Rama! I bëjnë budallenj" duke ju thënë hajdeni shikoni realitetin" a thua se jemi vend i mbyllur dhe nuk na dallojnë mirë as si pozitë dhe as si opozitë! E këto leksione perëndimorëve jua jep Sali Berisha ose njeriu sot më anti perëndimor në Shqipëri! Deklamojnë në shoqëri se populli duhet të jetë me opozitën dhe jo me pozitën, sepse kështu është e drejtë! Sipas tyre njerëzit duhet me patjetër dhe kur bëjnë marrëzi Berisha dhe Basha duhet që njerëzit të jenë me to, sepse kështu është si "rregull demokratik"! Pra kur nuk të pëlqen pushteti i Ramës për forcë duhet të rreshtohesh mbas Berishës dhe Bashës automatikisht edhe kur bëjnë veprime "hidalgosh të dalë nga binarët e ligjit dhe demokracisë"!

 

Kanë filluar tashmë lojën e tyre banale kundra shtetit, ligjit dhe kushtetutës jashtë kuvendit duke i bërë "një nder" Ramës, por duke fyer shqiptarët! Megjithatë më e rënda e "Hidalgove" aspak të ndershëm është dalja kundra ndërkombëtarëve dhe sidomos atyre me rëndësi strategjike integruese për ne! Prandaj them se "nuk janë Don Kishoti dhe Sanço Pança"! Jo, sepse ata ishin të ndershëm! Këto janë absolutisht të pa ndershëm dhe akoma më keq, në dëm të interesave kombëtare të shqiptarëve! Njerëz që nuk duan institucionet e demokracisë, nuk duan ligjin dhe mundohen të mbikalojnë demokracinë me format bolshevike të tyre, në protesta dhe forume partiake! Po janë "Hidalgot e Pandershmërisë"! 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0