Home | Politics | Shqipëria mbytet në borxhe

Shqipëria mbytet në borxhe

image
Stoku më i madh i borxhit të krijuar përgjatë viteve ka ardhur për shkak të mbështetjes së buxhetit të shtetit ...

 

 

Pavarësisht deklaratave të ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj, të quajtur ndryshe dhe “tigri” Ramës, Guvernatorit të BSH Genti Sejko dhe të vetë “piktorit” kryeministër se borxhi publik është ulur, rezulton se totali i borxhit shqiptar ka arritur në shifrën skandaloze të afër 9 miliardë eurove. Stoku më i madh i borxhit të krijuar përgjatë viteve ka ardhur për shkak të mbështetjes së buxhetit të shtetit, kryesisht nga organizmat financiarë ndërkombëtarë. Pra, paratë e marra borxh janë përdorur për paga, për kancelari, fasada dhe aspak në prodhim

 

Edi Rama jo vetëm ka vjedhur buxhetin e shtetit përmes dhënies së koncesioneve me PPP-të e famshme, dhënë oligarkëve klientë të tij.

 

Nëse Shqipëria do të kishte prodhuar diçka vetë dhe sjellë ndonjë të ardhur në arkën e shtetit dhe në këtë fond Rama të kishte vënë dorë duke abuzuar, humbja nuk do kishte qënë aq sa është sot.

 

Por kjo qeveri ka vjedhur dhe paratë e marra borxh, të cilët do të shlyhen një ditë shumëfish, ndërkohë që si investim do të mbeten vetëm fasadat.

 

Në bilancin e nxjerrë këto ditë nga vetë strukturat përkatëse të qeverisë së Ramës, për borxhin e vitit 2018, shifrat janë shokuese.

 

Kështu, sipas statistikave të Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, borxhet e Shqipërisë janë rritur me afro 790 milionë euro brenda vitit 2018. Mbështetur në këto statistika të financave shqiptare rezulton se në çdo ditë të vitit të kaluar stoku i borxhit publik është rritur me 2.1 milionë euro në ditë. Një shifër që bën të mendosh se dhe fëmijët që kanë lindur, kanë në kurriz një barrë të rëndë borxhesh.

 

Pavarësisht deklaratave të ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj, të quajtur ndryshe dhe “tigri” Ramës, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Genti Sejko dhe të vetë “piktorit” kryeministër se borxhi publik është ulur, rezulton se totali i borxhit publik shqiptar ka arritur në shifrën skandaloze të afër 9 miliardë euro. Më saktë, 8 miliardë e 972 milionë euro gjatë vitit 2018, ndërkohë që ishte në nivelin e 8 miliardë e 185 milionë eurove një vit më parë.

 

Ministria e Financave është munduar të justifikohet me faktin se gjatë vitit të kaluar qeveria ka marrë 7 hua të reja, ku huaja më e madhe ka qënë eurobondi, duke siguruar 500 milionë euro borxh me një afat 7 vjeçar.

 

Por kjo hua shkoi për mbështetje buxhetore dhe jo për investime, gjë që mund të gjeneronte dhe para. Një hua tjetër, e marrë në qershor të vitit të kaluar nga Banka Botërore, me vlerën e 50 milionë eurove dhe kishte si destinacion realizimin e lidhjeve të rrugëve sekondare dhe lokale. Po nga Banka Botërore është siguruar dhe një tjetër hua prej 23 milionë eurosh, që ka mbështetur programin e burimeve ujore.

 

Hua të tjera janë ato për punime të reja “gëlltitese” parash në segmentin Tiranë-Elbasan, 16 milionë euro, financim shtesë për rritjen e sigurisë së digave të HEC-eve kryesorë të vendi, 12 milionë euro, 11 milionë euro shtesë për programin e modernizimit të asistencës sociale dhe 5 milionë euro nga Italia për projektin e arsimit dhe trajnimit nëpërmjet inovacionit.

 

Në përfundim, stoku më i madh i borxhit të krijuar përgjatë viteve ka ardhur për shkak të mbështetjes së buxhetit të shtetit kryesisht nga organizmat financiarë ndërkombëtarë, më kryesorët FMN, BB, BERZH etj.

 

Për hir të së vërtetës vitin e kaluar janë paguar dhe interesat e borxheve sipas rastit shtuar dhe principialin, që arrijnë në shifrën e 700 milionë eurove, ku dominon pagesa e interesave të kredive dhe borgjeve të marra gjatë viteve.

 

Ajo që mbetet për të thënë është fakti se pjesa më e madhe e këtyre borxheve, nganjëherë dhe biznesi, janë përdorur për paga, për kancelari, fasada dhe aspak në prodhim./Pamfleti

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0