Latest News
Vitamina D dhe truri
Ushqimet që përmbajnë vitaminë D janë: mëlçia, peshku, qumështi dhe produktet e tij, vezët etj.
Ulja e përqendrimit të vitaminës D në gjak te personat e moshuar, rrit prirjen për dobësimin e funksioneve të trurit, njoftojnë shkencëtarët britanikë.
Të dhënat e grumbulluara nga 1.766 vullnetarë me moshë mbi 65-vjeçare, kanë treguar se në rastet e uljes së nivelit të vitaminës D në gjak, rezultatet e testeve për vëmendje, kujtesë dhe orientim në kohë dhe hapësirë janë më të dobëta.
Ndërkohë, studiuesit nga Universiteti i Cambridge kanë vërejtur se sa më i ulët të jetë niveli i vitaminës D, aq më të dobëta janë rezultatet e këtyre testeve, në mënyrë proporcionale.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment