Rritet numri i faqeve të internetit
Numri i faqeve të internetit në botë është rritur gjatë vitit të kaluar për 17 për qind, respektivisht për 30 milionë, në krahasim me vitin 2007, ka njoftuar agjencia britanike për hulumtime - Netcraft.
Sipas të dhënave të agjencisë Netcraft, numri i përgjithshëm i faqeve në internet ka arritur në 186.7 milionë.
Rritja, megjithatë, ka qenë më e vogël sesa në vitin 2007, kur ajo ka qenë 40 për qind më e lartë sesa në vitin paraprak (2006), gjatë së cilit është lansuar edhe faqja e njëqind miliontë e internetit.
Vitaliteti i botës së internetit ka tërhequr 49.8 miliardë dollarë investime në reklama gjatë vitit 2008, ka publikuar rrjeti ndërkombëtar ZenitOptimedia i cili merret me reklamimin në fushën e mediave.
ZenitOptimedia parasheh që në vitin 2009 do të ketë rritje të shpenzimeve të reklamuesve në internet për 19 për qind.
Comments (0 posted)
Post your comment