Home | Science | Sy bionik që premton shumë

Sy bionik që premton shumë

image
Shkencëtarët australianë tregohen optimistë kur thonë se presin që nga pajisja e tyre të verbërit mund të përfitojnë shikimin 100 përqind.

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara dhe Australi po përdorin pajisje të reja eksperimentale, të quajtura sy bionikë, për të ndihmuar kthimin e shikimit tek të verbërit. Kjo është një teknologji e ngjashme me pajisjet e vendosura në vesh për të ndihmuar dëgjimin. Të dyja këto pajisje nxisin fijet nervore të lidhura me trurin duke i ndihmuar personat të shikojnë e dëgjojnë.

Linda Kurfut nga Kalifornia është një prej atyre që janë pajisur me sy bionikë. Ajo mban syze me një kamer të vogël që komunikon me elektrodat e vendosura në sytë e saj të cilat nxisin retinën. Për më shumë se një dekadë ajo ishte plotësisht e verbër si pasojë e një sëmundjeje të trashëguar e quajtur "retinis pigmentosa". Tani ajo shikon si të gjithë njerëzit normalë. Syri bionik i Lindës ka 16 elektroda.

Por pajisjet e reja kanë edhe më shumë. Në Australi, doktor Vivek Çouduri pranë spitalit Princi i Wellsit në Sidney, po zhvillon një pajisje të ngjashme që vendoset në sipërfaqen e syrit. Ai thotë se tani ndodhet pranë përfundimit të punës dhe së shpejti do të fillojë provat duke e implantuar sytë tek disa pacientë. Teknologjia e përdorur për këtë sy bionik është e ngjashme me atë që përdoret për pajisjet e dëgjimit që vendosen në vesh tek personat që nuk dëgjojnë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00