Jete ne Mars!?
"Nëse gjeni metan në atmosferë, doemos duhet të dyshoni se nën te diku ka jetë”, shton Pilinger.
Klosi News
Mikroorganizat me prejardhje jashtëtokësore janë përgjegjëse për shtresën e metanit rreth planetit Mars, tregon zbulimi më i ri i shkencëtarëve të NASA-s. Konfirmimin për këtë njohuri NASA do ta shpalosë sot në konferencë për gazetarë në Uashington.
Shkencëtarët këtë zbulim e përjetojnë si dëshmi të re shqetësuese se mikroorganizmat prej Marsit ende janë aktive. Megjithatë, disa shkencëtarë konsiderojnë se metani rreth Marsit është prodhuar nga aktivitete vullkanik, duke harruar në faktin se në Mars nuk ka vullkane aktive.
NASA gjeti metan në rajonet e njëjta ku u regjistruan edhe retë e avullit të ujit. Shkencëtarët konsiderojnë se metanin sinus produkt e lëshojnë mikroorganizmat e quajtur metanogene, që supozohet se jetojnë në ujin nën akullin nënsipërfaqësor.
Xhon Muray, anëtar i Mars Ekspres, ekip evropian për hulumtim të Gjithësisë, beson se mini marsistët janë në gjendje të qetësisë së thellë dhe se mund të kthehen në jetë. Ai ka gjetur një grusht dëshmishë për ekzistimin e një oqeani të madh të ngrirë nën sipërfaqen e Marsit në pjesën e tij ekuatoriale, ku format e sheshta të jetës , si mikroorganizmat, asnjëherë nuk mund të jetonin.
“Metani është produkt i procesit biologjik. Që të gjendet metani në atmosferë në këtë planet, doemos duhet të ekzistojë burim i tij përtëritës”, deklaroi eksperti britanik për Marsin, Kolin Pilinger.
Sipas tij, burim më mbresëlënës i metanit janë organizmat.
Që në vitin 2004, sonda europiane në orbitën rreth Marsit, Mars Ekspres, xhiroi gjurmë metani në atmosferën e planetit.
Comments (0 posted)
Post your comment