Home | Society | Indiano - shqiptarët, Gurutë billionerë

Indiano - shqiptarët, Gurutë billionerë

image
Dy vëllezërit indianë Nitin dhe Chetankumar Sandesara janë dy indianët më të kërkuar në botë për ...

 

Presidenti i Republikës po thyen rekorde botërore përsa i përket korrupsionit, dhe tashmë është në “axhendën” e mbi një miliardë banorëve të Indisë. Më të kërkuarit në planet për zhdukjen e 700 milionë dollarëve, dy vëllezërit indianë ndërtojnë pallate në Tiranë dhe bëhen shtetas shqiptarë.

 

Ilir Meta, Presidenti i Republikës po thyen rekorde botërore përsa i përket korrupsionit, dhe tashmë është në “axhendën” e mbi një miliardë banorëve të Indisë.

 

“Dashuria” për paratë e ka bërë kreun e shtetit që t’ju japë shtetësi dy vëllezërve nga India, të cilët janë dhe më të kërkuarit në planet, pikërisht se kanë vjedhur mbi 700 milionë dollarë.

 

Me sa duket Meta, nga miqësia që ka me Adrian Fullanin që i vodhi Bankës së Shqipërisë 730 milionë, po bën të pamundurën për ata që kanë vjedhur në këtë shumë e sipër.

 

Dy vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara janë dy indianët më të kërkuar në botë për zhdukjen e 725 milionë dollarëve amerikanë.

 

Dy vëllezërit Sandesara janë të lirë pavarësisht se gjykata e New Delhit i ka shpallur ata në kërkim, madje ata kanë krijuar një aktivitet të tyrin në Shqipëri.

 

Aktualisht Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri nëprmjet dy kompanive të themeluara nga ata, Tulja Real Estate dhe Laxmi Real Estate, të cilat verifikohen lehtësisht në dokumentet e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

 

Një nga këto kompani, Laxmi Real Estate, është duke ndërtuar pallat bashkë me një kompani shqiptare, në buzë të Liqenit të Thatë.

 

Ata kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech në Indi, ndërkohë që gjatë viteve 2008-2011 kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, dhe nuk i kanë kthyer.

 

Sipas drejtësisë në New Delhi, paratë janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë vëllezërit Sandesara.

 

Lajmi bëri bujë vetëm vitin e kaluar kur Agjencia e Krimit Ekonomik në Indi arrestoi drejtorin e Andra Bank, i cili u kishte dhënë kreditë vëllezërve Sandesara, ndërkohë që pronat e Sterling Biotech u konfiskuan dhe dy vëllezërit u arratisën nga India.

 

Por ajo që e bën më bujshëm skandalin, është se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara janë strehuar në Shqipëri dhe kanë nisur aktivitetin në ndërtimin e pallateve në Tiranë, në një nga zonat më të shtrenjta, në Liqenin e Thatë.

 

Ndërtimi është cilësuar nga departamenti amerikan i shtetit dhe zyra europiane për parandalimin e pastrimit të parave si sektori më me risk për pastrimin e parave në Shqipëri. Madje kjo ka qenë edhe objekt i debatit politik, i ushqyer nga bumi i ndërtimeve në një kohë që kredia është në stanjacion.

 

Debati politik për pastrim parash në ndërtim vazhdon. Ndërkohë dy personat më të kërkuar në Indi për vjedhje dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve amerikanë janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri, madje tashmë si shtetas shqiptarë.

 

Por skandali me dy vëllezërit indianë më të kërkuar të planetit nuk përfundon me kaq.

 

Vitin e kaluar ata kanë marrë nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, ndërkohë që dhe SHISH nuk ka bërë asnjë kërkim për ta, pasi vetëm me një kërkim të thjeshtë në internet, sheh që fotot e tyre janë të afishuara në mediat më të mëdha të botës.

 

Madje vetëm një muaj më parë Nitin Sandesara është pritur zyrtarisht edhe nga miku i Metës, kryeministri i Kosovës Rramush Haradinaj, takim të cilin shefi i qeverisë kosovare e ka bërë publikë në profilin e tij në facebook./Pamfleti

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00