Home | Society | Facebook është një monstër

Facebook është një monstër

image
" Është koha për të shkatërruar Facebook-un "

 

 

"Është koha për të shkatërruar Facebook". Kjo është thënia e bashkëthemeluesit të rrjetit social, Chris Hughes, i cili ishte shoku i dhomës së Zuckerberg kur krijoi rrjetin gjigand.

 

Ai ka bërë një thirrje për rregullatorët federalë duke kërkuar që të ndajnë kompaninë duke argumentuar se Zuckerberg është shumë i fuqishëm dhe kompania është një monopol ndaj të drejtës së fjalës së lirë dhe konkurrences.

 

"Fuqia e Markut është e pashembullt dhe jo më amerikane", tha ai në një intervistë për "New York Times".

 

"Gabimet e kompanisë, praktikat e privatësisë nxorrën të dhënat e miliona përdoruesve; reagimi i ngadalshëm ndaj agjentëve rusë, retorika e dhunshme dhe lajmi i rremë; dhe lëvizja e pakufizuar për të kapur gjithnjë e më shumë kohë dhe vëmendje nga ne janë titujt. Kanë kaluar 15 vjet që kur unë dhe Mark bashkë-themeluam Facebook në Harvard, dhe unë nuk kam punuar në kompani prej një dekade. Por ndjej një ndjenjë zemërimi dhe përgjegjësie", tha Chris.

 

Hughes thotë se ai e ka parë me tmerr situatën e kompanisë që është kthyer në një "monstër", e cila kërcënon të shtypë fjalën e lirë dhe të mbysë konkurrencën.

 

35-vjeçari ndihmoi në krijimin e Facebook-ut që nga fillimi. Ai u largua nga kompania në vitin 2007 për t'u bashkuar me fushatën e parë presidenciale të Barak Obamës dhe thotë se ka dhënë aksionet e tij në Facebook në vitin 2012.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00