Home | Society | Koronavirus, Kriza dhe Kina

Koronavirus, Kriza dhe Kina

image
Pandemia paraqet një mundësi për Kinën ...

 

 

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, Kina ka luftuar që të kontrollojë informacionin rreth rolit të saj në këtë krizë.

 

A është Pekini një viktimë fisnike, që arriti të kontrollojë një shpërthim të paparashikueshëm dhe tani është duke ndihmuar vendet e tjera në përpjekjet e tyre, apo “i keqi” që duhet fajësuar për mjerimin që po përhapet në të gjithë botën?

 

Kina ka dhuruar sasi të mëdha me furnizimesh mjekësore për një pjesë të Evropës dhe Afrikës.

 

Kriza e koronavirusit paraqet një mundësi për Kinën që të legjitimojë edhe më shumë statusin e saj si një superfuqi dhe udhëheqëse globale, veçanërisht pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka ftohur disa aleatë, me qasjen e tij “Amerika e para”, ndaj krizës.

 

Një shenjë sesi udhëheqësit e Kinës janë të vendosur të mos e lejojnë këtë moment t’u kalojë, është përgjigjja e tyre ndaj çdo kritike e cila ka qenë e fortë dhe shpesh herë e egër. Propaganda është rritur jo vetëm nga media shtetërore, por edhe në platforma sociale si Twitter dhe Facebook, për të arritur tek audienca ndërkombëtare.

 

Asnjë hap mbrapa

 

Kur dolën raporte këtë muaj për afrikanët që keqtrajtoheshin dhe diskriminoheshin në jug të Kinës mbi frikën e koronavirusit – duke shkaktuar kritika dhe shqetësime nga disa qeveri në kontinent – Pekini pritej të tregohej i gatshëm për ta marrë incidentin seriozisht.

 

Kina ka investuar miliarda në ruajtjen e marrëdhënieve ekonomike dhe diplomatike në të gjithë kontinentin Afrikan vitet e fundit, dhe është mburrur prej kohësh për angazhimin e saj në ngritjen e vendeve në zhvillim në të gjithë rajonin.

 

E megjithatë, në vend që t’i dënojë ata që janë përgjegjës për diskriminimin e pretenduar anti-afrikan, diplomatët kinezë dhe media shtetërore janë detyruar të kundërshtojnë raportet, duke akuzuar mediat perëndimore dhe qeverinë amerikane se po përpiqen të krijojnë një krisje midis marrëdhënieve të Pekinit dhe aleatëve të saj në Afrikë. Ditët e fundit, kanë kritikuar edhe mediat afrikane se janë “mashtruar” nga raportet në shtypin ndërkombëtar. Teksa media shtetërore kineze ka përdorur prej kohësh një ton agresiv, diplomatët e vendit zakonisht kanë qenë më të qetë dhe më me takt, të paktën në publik.

 

Qasja e re

 

Jeff Moon, i cili ka qenë diplomat amerikan në Kinë, tha se “ajo që ka ndryshuar nuk është substanca apo toni i diplomacisë publike të Kinës, por fakti që ne tani e marrim propagandën zyrtare të Kinës më seriozisht për shkak të ndikimit global më të madh që ka Kina. ”

 

“Vendet e tjera nuk i morën seriozisht deklarata të tilla derisa filluan të kishin një ndikim të prekshëm në çështjet botërore,” tha Moon.

 

“Kriza e Covid-19 është shembulli i fundit – dhe mbase më domethënës – se si deklaratat e politikës kineze ndikojnë në punët e botës.

 

Ekziston një gjeneratë e re e zyrtarëve kinezë që po përdor Twitter dhe mjete të tjera të reja në mënyrë agresive, por ky është ndryshimi taktike dhe jo strategjie .” / CNN – Bota.al

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0