Home | Society | Raporti, AI:Në Shqipëri, problem dhuna në familje

Raporti, AI:Në Shqipëri, problem dhuna në familje

image
Më herët, organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International i ka bëri thirrje autoriteteve të Shqipërisë të marrin masa të mëtejshme për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.

 

 

 

Raporti i organizatës Amnesty International për të drejtat e njeriut konstaton si një ndër problemet kryesore në Shqipëri shtimin e rasteve të dhunës në familje, shumë prej të cilave janë denoncuar në organet e rendit dhe pastaj janë tërhequr. Raporti thotë se gjatë nëntë muajve të parë të vitit të kaluar janë njoftuar rreth 990 raste dhune në familje, shumica ndaj grave.


Ndërkohë, ka pasur arrestime dhe dënime për trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitucionit, thotë raporti. Gjatë 2009-ës, Gjykata për Krime të Rënda dënoi pesë persona për trafikimin e grave dhe katër për trafikimin e fëmijëve.


Mes shqetësimeve që ngre raporti është keqtrajtimi i të ndaluarve në stacionet e policisë dhe burgjet. Kushtet në këto burgje janë shumë të varfra, pavarësisht se ka pasur përmirësim në trajtimin e të burgosurve. Raporti, publikuar nje dite me pare shton gjithashtu se jetimëve në moshë të rritur nuk u është dhënë e drejta e tyre ligjore për strehim.


Më herët, organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International i ka bëri thirrje autoriteteve të Shqipërisë të marrin masa të mëtejshme për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.


Sipas raportit të pak kohëve më parë, 1 në çdo tre gra shqiptare janë viktima të dhunës në familje por shumë incidente nuk raportohen për shkak të frikës dhe paragjykimeve, thuhet në raport. VOA

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0