Home | Society | Raporti i DASH per Shqiperine

Raporti i DASH per Shqiperine

image
Korrupsioni, probleme me pronat, ndërhyrje në gjyqësor dhe kushtet në burgje janë vetëm disa nga shqetësimet që ngre raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit në kapitullin për Shqipërinë. 


Në komentet lidhur me të drejtën për një proces gjyqësor të hapur dhe të drejtë, Departamenti i Shtetit jep komentet e tij mbi ligjin e pastërtisë së figurave. Raporti thekson se ky ligj është formuluar me terma të mjegullta që i japin qeverisë hapësirë tepër të gjerë për të përcaktuar vetë se çfarë nënkuptohet nga aktiviteti politik i ish-zyrtarëve të sistemit komunist, duke i dhënë dorë të lirë të vendosë se kush do të shkarkohet nga detyra. Raporti nënvizon edhe konfliktin e lindur ndërmjet ekzekutivit dhe gjyqësorit nga ky ligj, pasi pritet që ligji të prekë një numër anëtarësh të gjykatës kushtetuese.

"Qeveria ka zgjeruar kontrollin ndaj institucioneve te pavarura dhe ka ndërhyrë në hetimet e ngjarjes më të rëndë të vitit në Gërdec"- thuhet në raport, ku citohen me data që nga heqja e imunitetit të ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe hetimet e nisura për shpërthimin që provokoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve. Në të nënvizohet edhe konstatimi i mediave se zyra e kryeministrit është përpjekur të vonojë e pengojë hetimet e mëtejshme në këtë çështje pavarësisht se parlamenti i hoqi imunitetin ish ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Hetimet e nisura ndaj ministrit të jashtëm, Lulëzim Basha për rrugën Durrës-Kukës dhe çështja e biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlic, janë të tjera pika të raportit në pjesën e korrupsionit.

Raporti i Departamentit të Shtetit thekson më tej se prona private vazhdon të jetë një problem i konsiderueshëm në Shqipëri. Lidhur me këtë çështje në analizën vjetore të Departamentit ngrihet problemi i hendekut mes kompetencave të kufizuara të për të vepruar dhe ankesave që vijnë pranë tij lidhur me çështjen e pronave.

Në kapitullin për Shqipërinë, Departamenti i Shtetit ngre gjithashtu shqetësimin lidhur me kushtet në burgje, të cilat ende nuk përmbushin standardet ndërkombëtare. Po ashtu, në raport përmendet edhe rasti i 7 të ndaluarve në një rajon policie që ishin mbajtur mbi 15 ditë, pra për një kohë shumë më të gjatë se periudha prej 48-orësh që lejohet për ndalim para gjykimit. (VOA)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00