Japonia në kërkim të personave mbi 100 vjeç
Jetëgjatësia mesatare e japonezëve është ndër më të lartat e botës. Në Japoni mendohet se ka 40 mijë njerëz që janë 100 vjeç e lart.
Zyrtarët japonezë të shëndetësisë bënë thirrje për një kërkim në shkallë vendi të personave që kanë mbushur 100 vjeç, pas njoftimeve se disa prej tyre rezultojnë të zhdukur prej dekadash.
Zyrtarët thanë sot se gruaja më e vjetër e Tokios, që mendohet se është 113 vjeçare, nuk është parë që prej gjysmë shekulli. Javën e kaluar, autoritetet gjetën skeletin e një burri i cili në listat e qeverisë figuronte se ishte 111 vjeç por që në fakt kishte vdekur që prej 30 vjetësh. Mendohej se ai ishte burri më i vjetër i Tokios.
Jetëgjatësia mesatare e japonezëve është ndër më të lartat e botës. Në Japoni mendohet se ka 40 mijë njerëz që janë 100 vjeç e lart.
Ministri i Shëndetësisë, Akira Nagatsuma bëri thirrje për një mënyrë më të mirë për monitorimin e personave mbi 100-vjeçarë. Por zyrtarët vendas thonë se është e vështirë t’i regjistrosh këta persona sepse familjet e tyre nuk bashkëpunojnë.
VOA
Comments (0 posted)
Post your comment