Home | Society | Ajka dhe hirra

Ajka dhe hirra

image © Photo: Drita Klosi
O mbret, përse nuk kthehe, t'i zhdëpësh këto partiçka në burgje?

 

 

 

 

Nga Lirim Deda

 


Themi shpesh, tek kuvendojmë në përditshmëri, ajka e popullit, apo ajka e kombit. Dhe teksa për këtë nocion shumëkush ka parasysh At Fran S.Nolin, apo Konicën, që me bardhësisht se kushdo tjetër kanë vuajtur e janë çfilituar për mëmëdhenë, më bardhësisht se kushdo tjetër kanë pas dashur që ne, pasardhësit të gjerbim në gjurmët e të parëve, po aq me tërbim janë vërsulur kundër atdhemonuesve, që kanë patur të volitshme të shesin copa nga mëmëdheu tek të huajt, vetëm e vetëm të sigurojë privilegje në mos si pashallarët, si zagarë të huajve. Gjithësesi ne kemi patur ajkën e popullit, ne kemi patur ajkën e kombit, të përcaktuar sit ë tillë jo nga marrëdhëniet individuale në shërbim të rehatisë personale, por nga flijimi i tyre i vetdijshëm për një Shqipëri të nderuar e zonjë, në mos kryezonjë, në radhën e popujve të Evropës. Le të mos i përmendim ata sot, nga që sot, fatkeqësisht, të ashtuquajturit "baballarët e kombit", ose ajka e popullit, është katandisur në hirrë dhe, dihet, se hirra është lavira e tërë prodhimeve të bulmetit, teksa me fjalën "bulmet" kemi shprehur edhe vlerat e një individi, në shërbim të terësisë tokësore dhe materialettë këtyre trojeve. Po një popull, cilido qoftë ai, edhe në ditë zezane e ka një ajkë, e ka një pararojë, e ka një pijëtarë, qoftë edhe me dy-tre individë, qoftë dhe me një çetë komite, qoftë edhe me një klub si "Arbëria", themeluar këtu njëqind mote më përpara në Kurvelesh, qoftë ca më tepër edhe me një kongres, si ai i Manastirit dhe një lidhje, si Lidhja e Prizrenit. Dhe për këto, si për shumë e shumë ngjarje të historisë e të kombit shqiptar, vetvetiu janë përmendur e do të përmenden shtyllat që e kanë mbajtur në këmbë këtë komb, që populli me mirënjohje dhe dashuri të përjetshme i ka cilësuar si ajka e kombit. Po, ja edhe sot, shumëkush lajtinitet teksa, e ndjen veten se akoma e kemi ajkën e popullit, ajkën e atdheut. Dhe njeriu, cilido qoftë ai, me medjen e vet, rropatet vërtetë të gjejë se vallë rradhitet në atë që mund të quhet edhe sot e këtë ditë ajka e vendit?

Natyrshëm na duhet të kthejmë kryet prapa, jo në thellësi të shekujve, nga që s'duam të turpërohemi me vetveten, por nga që s'guxojmë të krenohemi me skënderbejagën e lavdishme dhe me naimët e shquar të frashëllinjve e të isbolatetinëve me famë, nga që prodhimi ynë amëtar i mëpastajmë është ku e ku me zi sa në Mesjetën e hershme e në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Sidoqoftë, fjala na mbetet në gojë, veçanërisht, kur vjen radha për ditët e sotme, për kohën që gjasme e jetojmë, për kohën, për kohën që na rrëmben e na përpin pa na i përmendur jo vetëm emrat, por për kohën që në të vërtetë në shqiptarët, jemi prapa kohës, prapa moteve dhelakadredhje të historisë.

Nuk jam pesimist, bir, ju lutem, më thoni a nuk ishte PD në ballë të viteve nëntëdhjetë e përbërë nga ajka e rinisë, nga ajka e popullit? Ku janë vallë Azem Hajdarët me shokë, si u shndërrua nga simbole që paraprinin masën e njerëzve, në simbole lapidarësh, që i përkujtojmë një herë në mos? Mirëpo azemhajdarët kishin në krahë dhe të tjerë pionerë të përparimit e të demokracisë, të cilët, edhe pse janë marshallah nga shëndeti e shnajeti, as që të kujtojmë ato simbole për nga liria, demokracia dhe ëndrra për evropianizmin e Shqipërisë, së lindur në qendër të dheut, ku e ku më përpara se gjeografët e historianët të përcaktonin kufijtë e vet Evropës.

Ajkë e popullit në ato mote ishte jo thjeshtë Azemi e Saliu, por përse të mos themi edhe të tjerë, që e lanë PD e ikën si me bisht nëpër shalë, o nga që nuk ua deshi oreksi karriket që u dhanë, o nga që idealet e tyre në të vërtetë nuk ishin ato të Dhjetoristëve të Motit të Lavdishëm. Dhe ikën, u shkëputën e krijuan ca parcela, ku u mbollën të gjithë bimët, por fatkeqësisht nuk mbiu agjë mbi dhe, mbi Myzeqe, mbi Devoll e mbi Zadrimë, veçse u krijuan ca hapësira boshe, për të përfituar ca kodoshë. Dhe ja, ikën vitet nëntëdhjetë e erdhën vitet dymijë, kur, pasi ua janë garantuar jo më karrige, por kulltuqe,ata na u rikthyen përsëri në Partinë Demokratike dhe ne i shikojmë tek kapardisen si fitimtarë, vetëm, 18, notë pas revoltës së Dhjetoristëve. Po, nesër këta ku do të jenë, nesër në se PD e dorëzon pushtetin natyrshëm (për ta marrë sërish më pas), ku do e mbajmë vrapin ata që e braktisën aq bujshëm PD? Një zot e di. E pra, ata në atë Dhjetor historik, ishin ajka e popullit, u shndërruan në hirrë, pritën sa pritën në napën e buletinit të stanarit dhe, ja erdhi koha që ata vetëvetiushpallën vetvetën ajka e popullit. Harrem, harrem,-thotë populli që nuk vërejt nga ky farsoj ajkë një të mirë, një gëzim, një lehtësim, teksa ka hequr të zitë e ullirit. Ajka, -thosh populli i gjorë për burra të tjerë, që pasi lamë prapa totalitarizëm, nisëm rrugën e demokracisë të tillë nuk ishin një në dy, por një vargan i madh e i gjatë, qysh, nga Buna në Drinosin e Jug, të vednit , por sidomos ajkë ishte i pari i opozitës së atëhershme, Fatos, studiues, me nam i teorisë marksiste leniniste dhe njohjes më i kualifikuar i kapitalizmit. Thamë se, me që sistemi dhe njohësi më i kualifikuar i kapitalizmit Thamë që më se sistemi totalitar i kthen patkojë me që Fatosi e kthen fletën, do na bëjë, derman për jetën e ardhshme, me mos për ne për të fëmijët tanë. Dhe me të vërtetë doli në ballë të ajkës së kombit. Po vallë çtqë thotë i mjeri njeri, kur ai , frrap, e ndërroi pllakën dhe iku e i la shokët në baltë? Mirë ai, që ja, ta zemë se s'paskej qenë ajkë, as kulloshtër e as mjaltë, por si vëllezërit e tij, ç'bënë më tutje e më tëhu? U bënë koqe koqe, si xxx kallirët e misrit kur shkoqen. Me që Fatosi "ra" nga kali, na duhej domosdo që i pari të ishte Iliri, se ai dhe jo Rama ishte më i miri. Dhe u përzejnë ujërat e lumenjve dhe një herë nga Buna e Drini në Veri, deri tek Vjosa e Drinua në Jugë dhe si llagarepsën mirë e mirë, u krijuan partiçka bija nga partia mëmë, që janë vetëm degë e fletëza pa rrënjë, por boll që vijojnë të pretendojnë jo thjeshtë për ca karrike, por bash për kolltukët e qeveritarëve. Dhe partiçkat vijojnë të lëvërijnë në mitrën e të Majtës, ashtu siç lëvërijnë partiçkat e PDK në gjirin e të Djathtës. Kishim një kryetar e një kryesi, kemi tre kryetarë e tre kryesi, hajde o mjerani popull e merr vesh se në cilin thes lypset të futesh ti "Ishin gjithë-gjithë treqind vetë, në një PDK, u ndanë u përndanë çerek më çerek vetëm e vetëm për një thellë pushtet.

O mbret, përse nuk kthehe, t'i zhdëpësh këto partiçka në burgje?

E, megjithatë, populli i mjerë, që lëviz rrotën e historisë, me aq vuajtje e mundime, me aq flijime, me aq rrjedhje gjaku nëpër rrugët e mëmëdheut, por dhe nëpër rrugët e gjithë dheut ku janë emigrantët, shpeshherë me shpresë, herë me dyshime dhe nga ca paloparti, si PSD, nga e cila, thjeshtë, për karriken e nënkryetarit, ose kryetarët tek ne janë të përjetshëm ( i marrshin të keqen Enverit)-ajo partia e Skënderit, e vogël sa një parcellë në misër, por që kishte në ballë të saj e përballë boll nga ajka e popullit, u nda befasisht në tre parcela të vockëla, në tre ledhe, ku nuk ka vend për asnjë gjedhe. Ajka , ajka, ajka, ku shkoi?Që ishte, ishte, por që nuk është këtë e shikon dhe qorri!.

Ka mbetur vetëm hirra. Po hirra nuk vlen në shërbim të ushqimit të popullit, nga që s'është tjetër veçse ujë e kripë dhe njerëzit, këta që do të çojnë përpara demokracinë, shoqërinë dhe Shqipërinë boll u ngopën me hirrë, me ujë e me kripë. Ku është ajka? Prit, të thonë, se do dalin ajka të tjera. Lumë si ne, për këto ajka, për këtë hirrë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00