Bamirësi i Strugës, Z. Zulfi Bujari
"Për mua ky është obligim që del nga shpirti, kur shoh diçka që është e prishur, duhet menjëherë ta riparoj. Për shembull, ura e drurit mbi Drinin e Zi. "
Zulfi Bujari tregon humanizmin e tij përmes një rruge të pazakontë dhe origjinale – duke bërë ndërrimin e dërrasave të urës së drurit në Strugë dhe zëvendësimin e dritave në spitalin e këtij qyteti.
Xha Zulen 75 vjeçar që jetoi e punoi 30 vite në Amerikë e njohin në Strugë të gjithë. Që nga fillimi i vitit 2000, ai jeton mes dy vendeve, Maqedoni - Shtetet e Bashkuara. "Gjashtë muaj atje, po aq edhe këtu me gruan e tij", thotë xhaxhi Zule.
Ura e drurit në duart e xha Zules
Pa marrë parasysh nëse është dimër apo verë, nëse bie shi, borë apo bën vapë. Njerëzit tanimë e dinë dhe po ta shohin i thonë:“ Xha Zule shko tek ura, atje mungon një dërrasë“.
"Për mua ky është obligim që del nga shpirti, kur shoh diçka që është e prishur, duhet menjëherë ta riparoj. Për shembull, ura e drurit mbi Drinin e Zi. Për 10 vjet rresht i ndërrojë dërrasat dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme. Të gjithë këtë e kam bërë me vetëiniciativë, me paratë e mia, pa kërkuar kompensim nga dikush. Kjo më shkakton kënaqësi, thjesht më bën të lumtur."
Ura e drurit në Strugë
Shpirti im nuk rri i qetë derisa unë nuk e kryej punën. Kam frikë më duket se do të bejrë dikush, pasi ka pasur raste, kur kanë rënë fëmijë dhe pleq, rrëfen xha Zule. Prandaj marr metrin, mas vendin dhe me veturën time sjell dërrasën. Kështu që për gjysmë ore e mbyll vrimën. E bëj për të mirën e të gjithëve, thotë ai.
Xha Zule njihet edhe në spitalin e Strugës. Po si ndodhi që ai fillon të angazhohet edhe për spitalin: "Njëherë kam qenë në spitalin e Strugës dhe pashë se shumë drita në korridore nuk punonin. Në mbrëmje të sëmurët lëviznin nëpër errësirë. Unë kuptoj ca nga punët e eletrikut dhe i ndërrova poçat."
Para një sfidë të re
Zulfiu është një njeri vital, ka dy vajza dhe një djalë në Amerikë, madje edhe 12 nipër e mbesa. Familja nuk e pengon atë të kryejë këto vepra humane, por në të kundërtën, siç thotë ai - është i mbështetur, sepse e kanë kuptuar se përse e bën ai, një punë të tillë, më kanë njohur shpirtin, thotë xha Zule.
Të gjithë e njohin xha Zulen në Strugë
Autoritetet lokale këto ditë e kanë ndaluar rreptësisht kalimin mbi Urën e drurit, siç e quajnë në Strugë. Njoftohet se do të bëhet riparimi i saj i plotë. Por xha Zule sërish nuk rri i qetë, ka një plan të ri dhe kështu i ka vënë vetes një detyrë tjetër: "Ende pa filluar mbrëmjet Strugane, tek shtëpia përkujtimore Milladinovci, do të përpiqem që t'i ndërrojë, llambat e përdredhur, të thyera dhe të deformuara. Do të jem i lumtur në qoftë se arrijë ta bëjë këtë me sukses, sepse ato gjenden m'u para shtëpisë time dhe si të tilla nuk mund t'i shof më“.
Të gjithë bashkëqytetarët i drejtohen xha Zules me respekt të lartë duke thënë se njerëz të tillë shumë rrallë gjenden në Maqedoni.
Millço Jovanovski/Qerimane Bekteshi
Redaktoi: Lindita Arapi
DW
Comments (0 posted)
Post your comment