Home | Society | Guxim për të vepruar!

Guxim për të vepruar!

image
Rinia duhet të jetë ekzemplar më i ri e drithërues i ëndrrës shqiptare.

 

 

 

 


Venhar Ramadani

 


Le të jetë ky një shkrim për çdo djalë apo vajzë që sot aspiron jetën publike, por nuk guxon ta provojë, sepse pas cepit të angazhimit publik e pret egërsia dhe injoranca e tregtarëve të vjetër të frikës e baltës, teksti ofron një mbidozë kuraje. Kurajë, edhe nëse idetë tuaja nuk janë shumë popullore në fillim. Kurajë, edhe nëse rrëzoheni herën e parë e të dytë që e provoni. Lajmi i mirë nga ky tekst është se me kurajë, dinjitet dhe punë të palodhur për të mirën publike, gjithçka është e mundur.

Si shqiptar, ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa ato që na ndajnë; nuk ka arsye pse të mos e kthejmë kombin tonë në një histori suksesi. Unë jam i bindur se të gjithë bashkë, me shumë besim, kurajë dhe guxim: do ia dalim! Rinia, duhet të jetë një etalon i politikës së re, prova e gjallë e aktivizimit, i cili mund apatinë, shembull shpresëplotë se historia e të rinjve në politikë nuk mund të diskreditohet nga industria e shëmtuar e fyerjeve dhe shpifjeve. Rinia duhet të jetë ekzemplar më i ri e drithërues i ëndrrës shqiptare. Ndoshta, më shumë se kurdoherë më parë në historinë tonë, ne kemi nevojë për një lloj të ri politike, që të jetë në gjendje të bazohet dhe të ndërtohet mbi ato akorde që të na mbajnë të bashkuar si shqiptarë.

Jeta e një të riu duhet të shprehë dëshmitë se ato mund të bëjnë gjëra që dikush më parë as që ka ëndërruar, i riu duhet të jetë shembull i besimit për të cilin njerëzit bashkohen më fortë nga dashuria dhe shpresa se sa nga urrejtja dhe frika. Aktivizimi politik i një të riu nuk duhet të pengohet nga mendjet e krisura dhe shpirtligë që ndonjëherë edhe duan të bëjnë shantazhe dhe pengesa të atilla duke të ofenduar në besim, ndjenjë dhe në punë. Jemi të rinj dhe gjithmonë duhet të jemi shembull për gjeneratat e reja dhe përmirësim për të kaluarat, edhe nëse shohim dy njerëz në një cep të rrugës të cilët mundohen me cinizëm të na bindin se ne veprojmë gabimisht.

Nëse shohim dy pleq duke luajtur shah në një kafene të harruar dhe shumë modeste dhe të improvizuar, atëherë duhet të afrohemi dhe të ju tregojmë se ne jemi të rinj dhe ne gjithmonë mundohemi të bëjmë diçka ndryshe, të bëjmë diçka që në të ardhmen do të mburremi dhe do themi se ne jemi nismëtar të disa proceseve që do jenë të dobishme për gjeneratat. Gjatë prezantimit të politikave të cilat Unë mendoj se janë të dobishme kam hasur në njerëz të cilët pyesin në mënyrë direkte: “Ti dukesh goxha djalë i mire. Ç’të shtyn të hysh në një punë të pistë dhe të ligë si politika?” Pa mos përjetuar zhgënjim, përgjigjja ime ka qenë me buzëqeshje dhe pohim me kokë për të bindur se e kuptoj skepticizmin e tyre dhe jam munduar të bind se ne kemi një interes të përbashkët që na mban të bashkuar, nëse ka mjaftueshëm njerëz që besojnë në të vërtetën e këtij pohimi dhe veprojnë në bazën e tij, atëherë, ndoshta ne nuk mund të kemi zgjidhur problemet, por diçka kuptimplotë kemi bërë.

Përderisa shoh politikanë me moshë të re në politikë në vend dhe gjithandej, ua kam zili por njëkohësisht edhe gjej një potencial të madh të kurajës dhe shembullit se si një i ri ka mbërritur atje ku gjithkush pretendon. Kënaqësia e politikës, adrenalina e debatit, ngrohtësia fizike e shtrëngimit të duarve dhe e afërsisë me njerëzit kur je në mesin e tyre të bën që me gjithë qejf të jesh pjesë e atij procesi kaq të ndërlikuar por të dëshiruar, po ashtu i quajtur politikë. Shpesh herë më ndodh të inkurajoj të rinjtë e moshës sime, shkollës sime, miqtë, kolegët dhe gjithkënd të cilin e vlerësoj të denjë për bashkudhëtar për një ideal të cilin e ëndërroj unë dhe jam i bindur se do i shërbejë gjithkujt, i cili beson në një të ardhme më të mirë dhe nuk e ka humbur besimin te forca e rinisë, forca e gjeneratave të reja. Sot, rinia disi ka humbur besimin te proceset politike, rinia ka humbur sensin e të bërit politikë dhe gjithmonë mundohet të jap arsyetime se pse i riu nuk duhet të bëjë politikë. Përkundrazi në raste të këtilla unë jam munduar të bind ata se politika është një subjekt i cili merret me ne, dhe ne duhet të jemi ata të cilët do të sjellim vendimin tonë personal se si do sillemi me politikën. Do të lëmë që politikanët e krisur të luajnë me fatin tonë apo do të tregojmë forcën tonë me anë të vrullit rinor, do të lejojmë ligje që do na dëmtojnë apo do të dalim e të shprehim zërin e protestës për të penguar procese të minuara për të cilit duhet të punojmë shumë vite për t’i përmirësuar!

Mos u dëshpëro, edhe nëse të ndodh që të mbash konferenca shtypi ku nuk vjen askush, mos u dëshpëro edhe nëse në një tubim ke pak njerëz dhe kuptoje se është dikush që pret që t’i të thuash atë çka mendon se është mirë! Ia vlen të udhëtosh nga një lagje në një qytet, nga një komunë e humbur diku në thellësinë e malësisë, nga një fshat i ngulfatur në një kryeqytet për të shprehur politikën që t’i i beson! Ia vlen që të dëgjosh njerëzit që flasin për punën e tyre, për bizneset e tyre, për shkollën e vendit të tyre, për inatin që kanë me qeverinë, për dhimbjet e tyre, për sugjerimet e tyre. Mysliman apo të krishterë, shqiptarë apo maqedonas, duhet të veprojmë bashkë në çështje të cilat janë të përbashkëta për ne dhe për ata që do vijnë pas nesh! Besimin në fe ne e kuptojmë si burim paqeje dhe mirëkuptimi, por shohim se shprehjet tona të besimit ndjellin farën e ndasisë. Neve na duket vetja popull tolerant edhe kur tensionet fetare e kulturore turbullojnë skenën! Në fund të fundit unë demokrat jam dhe besoj te fjala e lirë e një të riu dhe me inkurajon fuqia e të rinjve, për të vepruar!

“Si do të ishte jeta nëse nuk do kishim guxim të përpiqemi për dicka?” - Vincent Van Gogh

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00