Gjykata e Strazburgut reagon për Almir Rapon
Shtetasi Almir Rrapo u ekstradua ditën e djeshme nën fshehtësi të madhe dhe nën masa të rrepta sigurie për në SHBA.
Pas ekstradimit të ish-sekretarit të Metës, Almir Rapo drejt SHBA ka reaguar Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut. Ajo i ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë në vendin tonë, ku shpreh shqetësimin për ekstradimin e shtetasit Almir Rrapo në fshehtësi për në SHBA. Në letrën e shkruar nga sekretari i kësaj gjykate, Erik Friberg, ka shprehur keqardhjen e thellë, për vendimin e marrë nga autoritet tuaja për ekstradimin e Almir Rrapos për në SHBA, në mungesë të plotë të mos respektimit të masës së përkohshme të Gjykatës të përshtatur me masën 39 të Parimeve të Gjykatës.
“Në letrën tonë të mëparshme të datës 18 Nëntor 2010, qeveria juaj është informuar se është vendosur për vazhdimin e zbatimit të kësaj mase të përkohshme, megjithatë kjo nuk është respektuar. Kryetari më ka ngarkuar gjithashtu që t`i kërkoj qeverisë suaj që të informojë gjykatën për rrethanat në të cilat është kryer ekstradimi dhe arsyen pse rregulli 39 nuk është zbatuar” thuhet në letrën e Friberg.
Shtetasi Almir Rrapo u ekstradua ditën e djeshme nën fshehtësi të madhe dhe nën masa të rrepta sigurie për në SHBA.
Comments (0 posted)
Post your comment