Home | Society | Shqiptarët drejt BE

Shqiptarët drejt BE

image
Shqiptarët, që sot do të kenë mundësi të lëvizin pa viza drejt vendeve të Bashkimit Europian. 

 

 

 

 

 

Me liberalizimin e vizave, shqiptarët do të kene mundesi të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, ndërsa do të mund të lëvizin edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh. Ata që udhëtojnë lirisht në vendet e zonës Shengen me pasaportë biometrike nuk duhet të dëshmojnë kushte të veçanta financiare ose administrative, megjithatë duhet të kuptohet që mbeten në fuqi të gjitha rregullat standarde për ardhjen e qytetarëve të vendeve të treta. Pra mund të ndodhë që me mbërritjen në kufi mund të kërkohet që të dëshmohet shuma e parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të kërkohet që të tregohet saktë qëndrimi ose vendndodhja e vendbanimit.   Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, ato nuk japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë.  Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë ambasadës ose konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshirohet të shkohet.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00