Wikileaks, gazetaria revolucionare
Gazetaria pas Wikileaks po shkon drejt një bote në ndryshim. Ajo që është e sigurt është se, për një moment, mund të shohim si një vizatim të madh botën e mbytur nga një det me informacione.
Flora Hajdarmataj
Kohëve të fundit në media kemi dëgjuar për një faqë misterioze interneti që boton dokumentet konfidenciale, nga një “djalë i çuditshëm”, me emrin Julian Assange. Një haker. Julian Assange, “Kampioni në luftën për të fshehtat” dhe themeluesi i organizatës së Wikileaks, është kritikuar dhe kërcënuar ashpër, për publikimin në internet të një sasi të madhe të dokumenteve konfidenciale për luftërat në Afganistan dhe Irak. Publikimi i këtyre dokumenteve sekrete nga Wikileaks, ka shkundur ndërgjegjen e diplomacisë. Çdo shtet, në qoftë se pretenduar, për qytetarët e vet ndershmërinë dhe drejtësinë tani do të zbulohet.
Hyrja në skenë e Wikileaks ka ngjallë shumë debate. Hillary Clinton dhe mijëra diplomatë ndoshta do të marrin një sulm në zemër kur zgjohen një ditë dhe të zbulojmë se të gjitha arkivat sekrete të politikës së jashtme të tyre janë bërë publike. Si zbulimi i shumë “krimeve” të luftës së Shtetet të Bashkuara. Pyetja që lind është se cilat janë interesat e Wikileaks në të vërtetë? Pastaj, pse Shtetet e Bashkuara refuzojë për të mbrojtur veten dhe interesat e tyre. Çfarë është e gabuar në Uashington? Pse lejojnë që WikiLeaks të shkatërrojë reputacionin e tyre ndërkombëtar, besueshmërinë dhe aftësinë për të kryer marrëdhënie ndërkombëtare dhe operacionet ushtarake? Pse asnjeri nuk përgënjeshtron informacionet e botuara nga “Wikileaks”? Por përgjigjjet dhe e vërteta qëndojnë tek fakti se Wikileaks po i tregon botës drejtpërdrejtë realitetin që dhemb.
Shumë gazeta të rëndësishme si New York Times, Le Monde, Guardian, El Pais, Der Spiegel po i botojnë dhe po i komentojnë këto dokumente për lumturinë e qytetarëve. Ndërsa, deri më sot kemi plot 1000 sajte që mbrojnë Wikileaksin. Shumë gazetarë, prej të cilëve reporter hetues, që punojnë në vende të ndryshme, nga Rusia në Namibia, Izrael, Indonezi, Evropë dhe Amerikën e Veriut kanë përfituar nga rrjeti global për gazetari hulumtuese. Ata shprehen se Wikileaks ka të drejtë të zbulojë dokumentet konfidenciale ushtarake, sepse është në interes të publikut, të dinë se çfarë ka ndodhur në ato luftëra. Këto dokumente dëshmojnë se Qeveria e SHBA ka manipuluar opinionin publik për atë që ka ndodhur në Irak dhe Afganistan. Dhe zbulimi i këtyre dokumenteve duhet të jetë detyra e çdo gazetari, detyra e njerëzve të lirë.
Në historinë e gazetarisë, William Hersti njihet me publikimin e dokumente sekrete në gazetën e tij Journal, në të cilat ambasadori spanjoll në Washington e paraqiste presidentin Mekinli si “politikan i dobët” (“low politician”). Me kohë qeveritë dhe diplomatët gjithmonë janë mësuar në menaxhimin e ruajtjes së privatësisë në një botë të ndërlikuar, sikurse mundohemi të gjithë ne.
Ndërsa tani problemi qëndron se botimi i këtyre të dhënave nga Wikileaks mund të përkeqësojë marrëdhëniet midis shteteve. Publikimi i shumë deklaratave, politikave, lidhjeve sekrete mes shtetesh paraqet një rrezik të madh sepse mund të shkaktohet një konflikt botërorë mes palëve. E gjithë kjo tregon se pushteti që ka media në botë, qoftë për mire apo qoftë për keq, ndikon shumë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe duke e parë rëndësinë e medias mund të themi se"Pushteti qëndron te kontrolli i komunikimit" siç thotë Manuel Castells në librin e tij “Komunikimi dhe Pushteti". Por a është Wikileaks gazetari? Përgjigja është e fshehur në reagimin e gazetave në mbarë botën. Faqja e pare, lajm i parë.
Pothuajse gazetaria jonë është e vendosur në realitetin e rrjetit. Interneti, sot arriti fuqinë e tij maksimale, dhe është mjeti më i përdorur nga njerëzit. Ai hapi derën e pushtetit të gazetarisë dukë i dhënë informacione pa kufi. Pavarësisht kësaj gazetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për një limit, se keq-përdorimi i këtyre informatave është përgjegjësi e pushtetit që posedojnë.
Wikileaks po shfaq epokën e re të lirisë së pakufizuar të informacionit. Është koha për një pamje ndryshe. Ku prej parimet themelore të këtij sajti është “Përmirësimi i botës” dhe “Të gjitha të dhënat duhet të jenë të lira”. WikiLeaks mund të konsiderohet si gazetaria revolucionare pa frikë ndaj pushteteve që zbuloi hipokrizinë e deklaratave zyrtare, publikoi video të ndryshme me vrasje, procedurat për Guantanamo, regjistrat e luftës në Afganistan, dokumente me deklarata të zyrtarëve më të lartë të botës dhe ky është vetëm fillimi sepse priten goditje të reja për nga qasja e publikimit të dokumenteve bombastike.
Gazetaria pas Wikileaks po shkon drejt një bote në ndryshim. Ajo që është e sigurt është se, për një moment, mund të shohim si një vizatim të madh botën e mbytur nga një det me informacione. Wikileaks po tregon se bota ka ndryshuar. E gjithë kjo ngjan në historinë e një filmi të jashtëzakonshëm, i ngjanë një cikloni. Kjo histori që ne po mësojmë mund të përmblidhet në një formulë: informacion, pushtet dhe demokraci në kohën e internetit.
Comments (0 posted)
Post your comment