Racizmi dhe papunësia kërcënojnë emigrantët
Bota do të "zhduket" deri më 2050, do të jetë krejt e panjohur. Bota jonë do të bëhet krejtësisht e panjohur deri më 2050 nëse vazhdon me ritmet e sotme. Sot Botën nuk e pret një e ardhme optimiste.
Nga Shpëtim Zinxhiria
Një raport i OKB-së, mbështetur në Universitetin Columbia dhe në organizatën ndërkombëtare e humanitare CARE (viti 2009) bën fjalë se, ndryshimi i klimës do të sjellë një zhvendosje të popullsive si shkak i thatësirave dhe ngjarjeve ekstreme atmosferike.Studimi thekson me të madhe se nuk do të jetë e largët ajo ditë që Bota e Tretë do të testojë një tragjedi të re, pa marrë parasysh ato që po përjeton siç janë: uria, sëmundjet, trazirat politike, luftërat, varfëria dhe mjerimi.
Ky ndryshimi i klimës, thatësirat dhe ngjarjet ekstreme atmosferike, do të detyrojnë miliona njerëz të lënë banesat dhe vendet e tyre, për të kërkuar një jetë më të mirë. Por nuk do të jetë e largët, kur Bota e Tretë do të testojë një tragjedi të re. Por, sipas studimit në vitet e ardhshme në shumë zona të prekura të botës si nga përmbytjet, thatësirat dhe ngjarje të tjera ekstreme të motit, mund të ndikojë që në vitin 2010 rreth 50 milionë njerëz do të migrojnë nga vendet ku ata jetojnë, ndërsa mendohet se deri në vitin 2050 numri i emigrantëve do shkojë në 700 milionë.
Të tilla vlerësime të njëjta bën edhe Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (IOM) ku beson se, ndryshimi i klimës mund të çojë në emigrimin e rreth 200 milionë njerëzve. I njëjti studim vlerëson se fusha të tilla si delta e Ganges dhe i Nilit, ose vende me një bregdet të gjatë, të tillë si Meksika, janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ngjarjeve të motit ekstrem, fenomeni i migrimit të detyrueshëm do të prekë pjesën më të rëndësishme të popullsisë. Por ekspertët thonë se është e vështirë për të gjetur vende, të cilat nuk do të preken nga ndryshimet klimatike dhe pasojat e tij (por mund të preken si një vend emigrues, ose si një vend pritës emigracioni).
Ky studim i quajtur Seeking Refuge - beson se kjo formë e re e emigracionit kërkon nga organet përkatëse plane dhe strategji të reja me ndjenjë përgjegjës për trajtimin e pasojave. Bazuar në intervistat me emigrantë rezultoi se një numër i konsiderueshëm i tyre kanë qenë të detyruar të largohen nga vend banimet, për shkak të ndryshimit të klimës, ndërsa vitin e kaluar vlerësohet se 20 milionë njerëz u kthyen në emigrantë në vendin e tyre, për shkak të fatkeqësive natyrore që ndodhën po në vendet e tyre. Emigrantët e paligjshëm janë edhe fitimprurës. Llogaritet se nga trafikimi klandestin të ardhurat kapin shifrën 3.5 miliard dollarë në vit fitim. Nga 1975-2002 numri i njerëzve në emigrim është dyfishuar me ritme të larta. Rreth 175 milionë njerëz kanë emigruar për në Amerikën e Veriut, Evropë dhe në Azi.
Konkretisht kanë emigruar:
Europa e dikurshme ishte një vend emigrimi, ndërsa sot pas 60 vjet është kthyer në një vend pritës për emigrantët e ardhur nga të gjitha kontinentet. Po e njëjta gjë ndodh edhe në Azi, ku emigrimi bëhet anasjelltas për vetë aziatikët.
1- 56 milionë në Europë
2- 41 milionë në Amerikën e Veriut
3- 50 milionë në Azi
Gjatë periudhës 1990 - 2000 rreth 80.000 gra dhe fëmijë të ardhur nga vendet e Evropës Lindore dhe nga vendet e Ballkanit, u futën me forcë në tregun e prostitucionit si me dhunë ashtu edhe me anën e mashtrimit me premtimin për të gjetur punë si infermiere, artiste, apo kameriere.
5.000 gra dhe vajza të ardhura nga Shqipëria ranë në rrjetin e trafikantëve me qëllim prostitucioni. Numri më i madh i viktimave vijnë nga Rusia, Etiopia, Eritrea, Filipinet, Sri Lanka, Tajlanda dhe nga vendet e Ballkanit.
Vlerësimi i Kombeve të Bashkuara bën fjalë se 50.000 gra nga Amerika Qendrore dhe Lindore ushtrojnë profesionin e prostitucionit çdo vit në mbarë botën. Nga këto, 45.000 – 50.000 trafikuar për në Shtetet e Bashkuara. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, rreth 300.000 gra janë hedhur në tregun e Evropës Perëndimore. Vetëm për vitin 2000, rreth 700.000 gra u detyruan të marrin rrugën e prostitucionit me anën e dhunë dhe të mashtrimit në të gjithë botën e prostitucionit.
Greqia e Veriut është kalimi dhe porta e hapur për emigrimin klandestin për gra të ardhura nga Evropa Lindore. Për shkak të pozitës së saj gjeografike Greqia si një vend anëtar i Bashkimit Evropian është kthyer në një zonë shfrytëzimi seksual ne qendra luksoze.
Emigrantët, 3% e popullsisë së Tokës!
Më shumë se 150 milion njerëz, rreth 3% e popullsisë botërore jetojnë larg nga shtëpia për më shumë se një vit dhe për këtë quhen emigrantë, sipas raportit të parë përfshirës të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. Kjo shifër është rritur me 30 milionë, në krahasim me 10 vjet më parë.
10.000 emigrantë kanë humbur jetën në kufijtë e Europës
Në kërkim të parajsës, 10.000 emigrantë kanë humbur jetën në kufijtë e Evropës.
Çdo ditë në kufijtë e Evropës tentojnë të futen 3.000-5.000 klandestinë, por të paktën 10.000 emigrantë kanë humbur jetën në kufijtë bregdetare të Evropës nga vitet 1993 – 2008, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre në shkallë botërore shkon rreth 34. 000 viktima. Nga këta, 3.500 figurojnë të zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, (ende nuk janë gjendur trupat e tyre pa jetë) të mbytur në ujerat detare apo të oqeaneve.
Greqia, porta e BE së hyrjes së emigracionit klandestin
Greqia përbën 50 për qind të hyrjeve totale klandestinë në Europë, dhe që përbën një shqetësim të saj. Vendi i 2000 ishujve me ndihmën e ushtrisë së përbashkët Frontex ka ndikuar që numri i klandestinëve të bjerë. Për vitin 2008 pati një ulje në 44 për qind nga brigjet e Turqisë, 34 për qind nga kufiri maqedonas dhe 10 për qind nga kufiri shqiptar. Për vitet 2007-2008, 50 për qind e klandestinëve që janë ndaluar në BE kishin ardhur nga brigjet e Turqisë dhe kufiri shqiptar. Sipas forcave kufitare Frontex për vitin 2008 në BE, u ndaluan 175 mijë klandestinë, ku 82 mijë prej tyre ishin ndaluar në kufijtë e Greqisë.
Në 40 vjetët e ardhshëm, 200 milionë njerëz do të emigrojnë
Instituti për Mjedisin dhe Siguria Njerëzore të Universitetit të Kombeve të Bashkuara llogarit se kohët e fundit deri në vitin 2010 pothuajse 50 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të problemeve që lidhen me mjedisin, dhe sipas një vëzhgimi nga IOM-i më shumë se 200 milion njerëz të bëhet emigrantë ekologjike deri në vitin 2050. Dhe ky është një parashikim i kujdesshëm... Kryeministri i SHBA ka kërkuar një takim të fundit të Kombeve të Bashkuara për të patur një dispozitë për këto njerëz, që nga statusi ndërkombëtar ligjor të kualifikohen si refugjatë të ndryshimeve klimatike. Por akoma një vendosmëri e tillë ende nuk është arritur. Në Afrikë brenda 20 viteve të fundit, rreth 10 milion njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre. 330 milionë njerëz të tjerë pritet të bëjnë këtë nga fundi i shekullit, duke krijuar ushtrinë e emigrantëve për shkak të ndryshimit klimaterik
Emigracioni , “fenomeni” më i preferuar i shqiptarëve
Edhe pse po mbushen dy dekada nga rënia e diktaturës komuniste, emigracioni shqiptar mbetet një nga fenomenet më të preferuara të pjesës jo të vogël të shoqërisë shqiptare. Sipas raportit të fundit shumë se 30 për qind e popullsisë shqiptare kërkojnë të largohen nga vendi, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës... Raporti vë në dukje se numri më i madh i kërkuesve është tek rinia shqiptare, ku rreth 50 për qind e tyre do dëshironin që të emigronin për punësim në vendet e tjera. Realiteti është se dëshira për të emigruar, është pothuajse në të njëjtin nivel. Çdo vit emigrojnë në mënyrë të paligjshëm drejt vendit fqinjë të Greqisë rreth 40.000 -50.000 shqiptarë.
“Racizmi” dhe “papunësia” kërcënojnë emigrantët
Migracioni drejt Evropës është rritur në vitet e fundit, ndërsa në kohë të krizës ekonomike në botën e zhvilluar racizmi dhe ksenofobia janë gjithnjë në rritje. Këto përfundime dolën nga rekomandimet e paraqitura në Forumin Global të OKB-së për Migracionin dhe Zhvillimin, të mbajtur më 2009 në Athinë. Fenomeni i përforcimit të racizmit dhe ksenofobisë janë bërë më shqetësues për qeveritë e vendeve të BE, ka kanë shpallur qëndrimet e tyre për parandalimin "dhe" luftën kundër këtij "fenomeni racist. Mijëra e vendeve të punës janë humbur gjatje dy vite të fundit të krizës ekonomike. Në mbarë Europën 50% e emigrantëve janë gjendur menjëherë jashtë tregut të punës. Ata janë bërë “kokë turku” të krizës, ku të drejtat e tyre janë shkelur Mijëra e vendeve të punës janë humbur gjatje dy vite të fundit të krizës ekonomike. Në mbarë Europën 50% e emigrantëve janë gjendur menjëherë jashtë tregut të punës. Ata janë bërë “kokë turku” të krizës, ku të drejtat e tyre janë shkelur nevojën për të zbatuar politikat e arsimit dhe trajnimit për imigrantët dhe fëmijët e tyre veçanërisht theksoi në Forum. Drejtori Ekzekutiv i Seksionit Migracionit Ndërkombëtar të OECD-Ntimont Zhan Kristof vuri në dukje se "në kushtet e krizës ekonomike, ai nuk është rekomanduar të ndërpresin programet dhe mbështesin integrimin e emigrantëve. Politikat e imigrimit duhet të zbuten në asnjë mënyrë të mos ngurtësohet. Mbi të gjitha “Paraja” është problematike në disa vende, por ndoshta e pashmangshme, veçanërisht me trajtimin e emigracionit në epokën e krizës ekonomike.
Kriza ekonomike nxit racizmin
Kriza ekonomike nxit racizmin dhe ksenofobinë, veçanërisht ndaj më të dobëtit, kështu paralajmërojnë organizatat evropiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rritja e sulmeve mbi emigrantët është bërë më shqetësuese, sepse shohim se kriza ekonomike në shoqërinë tonë, prurjet raciste dhe ksenofobia në Evropë dhe mungesa e tolerancës, përbëjnë alarmin për vendet pritëse të emigrantëve. Nga raportet e regjistrimit shikohet një rritje e dhunës kundër emigrantëve, refugjatët dhe azil kërkuesit, dhe të pakicave si rome. Shembujt në Itali, Greqi, Angli, Holandë, Gjermani e kudo përbëjnë një kërcënim serioz për komunitetin emigrantë
330 miliardë dollarë në vit dërgojnë emigrantët në vendet e tyre
Vetëm në vitin 2008, shuma e përgjithshme e parave të dërguara nga emigrantët në vendet e tyre arriti në 330 miliardë dollarë amerikanë. Vlerësimet janë bërë nga "Economist Intelitzens Unitetit". Më shumë se një në gjashtë njerëz në planet, rreth një miliard njerëz, përfitojnë diçka nga të ardhurat nga emigracioni. India me 27 miliardë dollarë, Kina me 25.7 miliardë dollarë, Meksika dhe Filipine në 25 me 17 miliardë dollarë.
Studimi
Bota do të "zhduket" deri më 2050, do të jetë krejt e panjohur. Bota jonë do të bëhet krejtësisht e panjohur deri më 2050 nëse vazhdon me ritmet e sotme. Sot Botën nuk e pret një e ardhme optimiste. Këto përfundime të shkencëtarëve të nxjerra në konferencën shkencore amerikane, raporton agjencia e lajmeve “AFP”. Shkencëtarët janë shprehur se problemi kryesor i “shkatërrimit” tonë qëndron në rritjen e banorëve dhe betejës për resurse, që për 40 vjet do të duhej të sjellë deri tek ndryshimi i tërësishëm i botës siç e njohim sot. Vlerësimet flasin se deri në fund të këtij viti numri i popullatës së botës do të rritet në shtatë miliardë, e deri më 2050 ky numër do të mund të bëhej nëntë miliardë. Rritja më e madhe e popullatës do të ndodhë në vendet e varfra të Afrikës dhe Azisë Jugore. Pikërisht ky fakt do të çojë deri tek problemet më të mëdha, pasi për t’u ushqyer aq shumë gojë, gjatë 40 viteve të ardhshme do të duhet të prodhohet aq ushqim sa është prodhuar gjatë tetëmijë vjetëve të fundit. Përveç mungesës së ushqimit, për 40 vjet një faktor tjetër në shndërrimin e botës që ne njohim është edhe numri tepër i madh i popullatës, për shkak të cilit ekspertët demografik kërkojnë program për planifikimin e familjeve. “Është koha e fundit që të bëhet diçka për këtë çështje. Gjatë 20 vjetëve të fundit nuk është bërë përkujdesje për këtë, mirëpo për shkak të çmimit të ushqimit dhe ngrohjes globale, do të na duhet të ndërmarrim disa hapa”, janë shprehur ekspertët pjesëmarrës të kësaj konference.
Comments (0 posted)
Post your comment