Home | Society | Presidenti Topi, uron mësuesit për 7 Marsin

Presidenti Topi, uron mësuesit për 7 Marsin

image
Gjithashtu Presidenti Topi ka vlerësuar rolin e mësuesve për edukatën qytetare, por edhe për përparimin e vendit e të kombit.

 

 

 

 

 


 
Presidenti i Republikës  Bamir Topi uroi sot të gjithë mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit. Në fjalën e tij Presidenti Topi theksoi se sot është një ditë e shënuar të gjithë përulen me respektin më të thellë për punën e vyer që mësuesit shqiptarë kanë realizuar ndër breza, për frytet e saj të paçmuara si dhe për sakrificat dhe përkushtimin që ata sot i dhurojnë misionit të tyre fisnik dhe të vlefshëm. “Në këtë ditë të shënuar, gjej rast të rikonfirmoj mbështetjen dhe admirimin tim për veprën tuaj emancipuese, humaniste e europianiste, kur arsimimi dhe e ardhmja e fëmijëve tanë varen nga vlerat tona tradicionale të mëkuara me aq dashuri nga mësuesit në shkollë dhe nga prindërit në familje” thekson Topi. Gjithashtu Presidenti Topi ka vlerësuar rolin e mësuesve për edukatën qytetare, por edhe për përparimin e vendit e të kombit.

 “Ju keni një mision fisnik të jashtëzakonshëm, i cili merr një rëndësi edhe më të madhe në vendin tonë, i cili siç dihet, ka një popullsi me moshë mesatare të re. Ju edukoni rreth 1/4 e popullsisë që ulet çdo ditë në bangat e klasave tuaja, prej nga ku mëson dijet që do ta përgatisin për një të ardhme gjithnjë e më të mirë” thekson më tej Topi.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00