Home | Society | Çfarë është identiteti?

Çfarë është identiteti?

image
Përse duhet që dikush të ketë një identitet? Është i lindur apo i krijuar ai? Që të dallohet nga dikush tjetër. Ai nuk krijohet gjatë kohës por është i lindur ...

 

 

 

 

 

Faik Krasniqi

 

Letërnjoftimi, emri, mbiemri, vendlindja, ditëlindja, shtetësia, vendbanimi, profesioni, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve, gjatësia, ky është identiteti. Me sa shoh unë këtu identiteti im nuk përcaktohet nga përkatësia fetare, dhe më duket se vetëm në Greqi dhe në shtete Arabe apo edhe diku tjetër në kartë të identitetit përcaktohet edhe besimi fetar.

Përse duhet që dikush të ketë një identitet? Është i lindur apo i krijuar ai? Që të dallohet nga dikush tjetër. Ai nuk krijohet gjatë kohës por është i lindur në momentin e lindjes (përveç profesionit) dhe nuk e ndryshon dot. Përse duhet që të jemi të identifikuar? Sepse nuk duhet të ngatërrohemi me dikë tjetër. Cili është interesi që unë të kem identitetin tim dhe jo të dikujt tjetër? Interesi është që unë të mbroj, ruaj, forcoj, zhvilloj, gjakun tim dhe jo të dikujt tjetër, të paraardhësve dhe pasardhësve të mi e jo të dikujt tjetër.

Po pse nuk jemi të gjithë njësoj, pra që unë të mbroj, ruaj forcoj, zhvilloj, gjakun e dikujt tjetër i ndryshëm nga unë? Jo sepse edhe ai tjetri mbron të tijat kështu që unë ndihmoj në zhdukjen e identitetit tim e të paraardhësve të mi. Pra është një lloj lufte për ekzistencë brenda llojit njeri dhe ai që do të ruaj identitetin e tij deri në fund do jetë edhe më i forti në llojin e tij, e arrin këtë me forcë, me dredhi apo me tradhti, është gjithmonë një zotësi.

Dhe tani të kalojmë nga një person në shumë persona. Çfarë i bashkon ata që të kenë një kartë identiteti të përbashkët? Vendlindja, shtetësia dhe gjuha. Kurse besimi? JO. Sepse, i bie që të bashkohemi me të gjithë ata njerëz në botë që kanë besimin tonë, por që nuk flasin gjuhën tonë dhe nuk kanë lindur në vendin tonë, dhe si rrjedhim nuk mbrojnë interesat tona.

Përse duhet të krijojmë një identitet të përbashkët? Sepse identiteti personal mbrohet më mirë brenda një identiteti të përbashkët kundrejt një identiteti tjetër të përbashkët. Pse duhet të mbrohemi nga identiteti tjetër i përbashkët ? Sepse dikush ka lindur në një vend të begatë dhe dikush në një tjetër jo dhe aq të begatë, gjë që çon në rritjen dhe forcimin e njërit identitet të përbashkët, gjë që nuk tolerohet nga identiteti tjetër i përbashkët, sepse rrezikohet të asimilohet.

Historia botërore tregon se shumë popuj të lashtë janë shuar, shumë gjuhë antike janë harruar dhe shumë qytetërime janë zhdukur. Në çfarë mënyre janë zhdukur këta popuj apo (bashkim identitetesh): 1) Me forcë nëpërmjet luftërave; 2) Me dredhi; 3) Me tradhti.

Po sot si bëhet kjo luftë? Vetëm me ekonomi, sepse me armët moderne shkatërrohen të gjithë popujt dhe nuk ngelet më asnjë. Pra ai që ka ekonominë më të fortë dikton edhe ligjin për të tjerët, por në këtë rast nuk ekziston më zhdukja, por punësimi i tjerëve për llogari të më të fortit. Në këtë kontekst, Identitetet e popujve të vegjël bashkohen në një të vetëm për t’i bërë ballë atij që është më i fortë dhe për të shmangur asimilimin.

Fakti më i qartë për këtë është Evropa dhe përpjekjet e saj për të krijuar një identitet të ri atë Evropian përballë atij Amerikan dhe Aziatik, sepse ai Afrikan është pothuajse në zhdukje e sipër.

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00